Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka treguar nëse VV-ja do të dërgojë te presidentja Vjosa Osmani mandatarin për formimin e qeverisë, pasi kryeparlamentari Dimal Basha ka konstatuar se Kuvendit i Kosovës është konstituuar.
Derisa mori pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e stadiumit të qytetit në Suharekë, ai ka thënë se kjo është një çështje që diskutohet në Prishtinë.
“Ato janë gjëra të Prishtinës, atje i diskutojmë ato. Këtu jemi për investimin 11 milionë euro për stadiumin e futbollit në Suharekë”, ka thënë Kurti.