Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti s’u paraqit, Prokuroria thotë se do të veprojë duke e respektuar ligjin – cilat janë opsionet sipas juristëve

04/03/2025 - 12:44
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti nuk shkoi për intervistim, Prokuroria tregon si do të veprojë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pavarësisht se u obligua nga Gjykata që të paraqitet në Prokurorinë Speciale, kryeministri Kurti nuk ka shkuar. Në vend se të shkojë të dëshmojë, Kurti ka vendosur që të vendosë gurthemelin e një çerdheje në Gjilan. Çka pritet pas kësaj shpërfilljeje të Kurtit?

Kryeministri Kurti sot ka vënë gurthemelin e një çerdheje në Gjilan. Në të njëjtin orar, ai ishte obliguar nga Gjykata që të paraqitet në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar në rastin e rezervave shtetërore.

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se kryeministri Albin Kurti nuk është paraqitur në organin e specializuar për hetimin dhe ndjekjen penale për ta dhënë dëshminë e tij në rastin e dyshimeve për keqpërdorimet me rezervat shtetërore.

Prokuroria Speciale thotë se “edhe në këtë rast penal, sikurse në të gjitha rastet tjera do të veproj duke respektuar legjislacionin në fuqi”.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, në një përgjigje për Gazetën Express, kishte thënë se janë tri alternativa për ta urdhëruar Kurtin të dëshmojë- ta detyrojë me forcë, ta gjykojë me gjobë dhe ta paraburgosë.

“Me kërkesë të prokurorit, Gjykata i ka këto mundësi, i ka tri alternativa: ta detyrojë me forcë të paraqitet, ta gjykojë me gjobë ose eventualisht nëse paraqitet në gjykatë por hesht, atëherë gjykata e ka mundësinë e tretë – caktimin e paraburgimit derisa ai të bindet të flasë, por jo më tepër se 1 muaj ditë”, është shprehur Hasani.

Ndërsa Ehat Miftaraj nga IKD për Express ka thënë se nëse Kurti nuk përgjigjet edhe pas aprovimit të kërkesës së Prokurorisë mund të gjobitet deri në 250 euro për secilën herë që s’paraqitet.

“Në bazë të ligjit kur dëshmitari i cili është thirrur me rregull nuk paraqitet, e mosparaqitjen nuk e arsyeton, gjyqtari i procedurës paraprake sipas detyrës zyrtare apo kërkesës së prokurorit të shtetit mund ta detyrojë dëshmitarin që të paraqitet. Nëse dëshmitari nuk paraqitet, gjyqtari i procedurës paraprake e dënon atë me gjobë deri dyqindepesëdhjetë (250) Euro për çdo herë që nuk paraqitet. Nëse dëshmitari vazhdon të refuzojë të dëshmojë pasi që është dënuar me gjobë, ai mund të burgoset”, tha ai.

Njohësi i drejtësisë thotë se kërkesa e prokurorisë drejtuar gjykatës ishte e drejtë dhe e bazuar në ligj.

“Kërkesa e prokurorisë është e drejtë dhe e bazuar në ligj, që qëllim kryesor ka zhvillimin e hetimeve në një rast penal ku kryeministri Kurti është duke u ftuar si dëshmitar”, tha Miftaraj për Express.

Çka tha Kurti nga Gjilani?

Kryeministri Albin Kurti në Gjilan është pyetur se pse nuk ka zbatuar urdhrin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale. Pasi përsëriti ato që ka shkruar në letrën drejtuar Gjykatës, Kurti akuzoi Prokurorinë se më shumë është e interesuar “të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellë drejtësi”.

“Shtrohet pyetja pse i humb prokuroria tre muaj. Për shkak se është më shumë i interesuar të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellë drejtësi. Kurrë prokuroria e shtetit nuk ka qenë më e lirë për të vepruar. Fatkeqësisht lirinë po e përdorë, po e keqpërdorë për ta luftuar qeverinë dhe jo krimin e korrupsionit”.

Kurti këmbënguli përsëri se është i gatshëm për dëshmi, por duke i pritur prokurorët në zyrën e tij.

“Së pari asnjëherë nuk kam thënë që nuk do të jap dëshmi ose nëse e refuzoj, kam thënë që jam jo vetëm i gatshëm, por edhe i interesuar që të dëshmoj. Unë i mirëpres prokurorinë e shteti në Zyrën e Kryeministrit. Jo vetëm si dëshmitar apo edhe të pandehur. Qysh në dhjetor ka qenë e mundur që të kryhet ky intervistim dhe të jepet dëshmia nga ana ime. Nëse prokuroria e ka pasë shumë të rëndësishme dëshminë time ai do të vinte tek ne”.

Kurti i kishte ftuar prokurorët ta intervistojnë atë në zyrë

Kryeministri Kurti dhjetorin e vitit të kaluar kishte pranuar disa herë ftesën për t’u intervistuar në rastin e rezervave shtetërore, por ai i kishte refuzuar.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, kishte thënë se Kurti “ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpresë prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dyja palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e Prokurorisë”.

Një gjë e tillë ishte kritikuar nga ekspertë ligjorë.

Rasti i rezervave shtetërore

Në vitin 2023 ishin arrestuar tre persona në rastin e rezervave shtetërore, në mesin e të cilëve ishin edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari.

Sipas raportimeve një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.

Qeveria ka thënë se pagesat për rezervat shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin.

Hajdari tha në atë kohë se blerjet për rezerva shtetërore janë bërë në përputhje me ligjin, por nuk dha më shumë detaje, meqë informacionet për to janë sekrete shtetërore.

Ajo akuzoi policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore.

Kurti i doli në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”.

Në prill të vitit 2024, ministrja Hajdari u ftua për intervistim nga Prokuroria Speciale, nën dyshimet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare në lidhje me rezervat shtetërore. Në paraqitjen e saj para prokurorëve, ajo vendosi të mbrohet në heshtje. /GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

“Gjej punë tjetër”, Guri i LDK-së: Kështu i thanë Përparimit edhe para 4 vjetëve, por punën e ndërroi Vitia
Lajme

“Gjej punë tjetër”, Guri i LDK-së: Kështu i thanë Përparimit edhe para 4 vjetëve, por punën e ndërroi Vitia

30/06/2025 - 12:53
Kriza në vend, Presidentja do t’i ftojë në takim liderët e partive politike
Kryesore

Kriza në vend, Presidentja do t’i ftojë në takim liderët e partive politike

30/06/2025 - 12:38
Rama i ankohet Kurtit, ky ia kthen: Në vjeshtë do të duhet të kërkosh një punë tjetër
Lajme

Rama i ankohet Kurtit, ky ia kthen: Në vjeshtë do të duhet të kërkosh një punë tjetër

30/06/2025 - 12:24
7 tentime, 7 dështime – Insistimi i VV-së me rezultat të njëjtë për Haxhiun
Kryesore

Kurti insiston: Le ta provojmë votimin e fshehtë, ose fiton Albulena, ose e sjellim një emër tjetër

30/06/2025 - 12:18
Kurti: Kosova nuk është më vështruese e padrejtësisë në Luginë
Lajme

Kurti: Radojçiq dhe paramilitarët e tij duhet t’i dorëzohen Kosovës, u dëshmua se kemi pasur të drejtë

30/06/2025 - 11:55
Fermerët paralajmërojnë protesta para Ministrisë së Bujqësisë, të pakënaqur me çmimin e grurit
Kryesore

Fermerët paralajmërojnë protesta para Ministrisë së Bujqësisë, të pakënaqur me çmimin e grurit

30/06/2025 - 11:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përleshje mes shqiptarëve e serbëve në veri të Mitrovicës

    Përleshje mes shqiptarëve e serbëve në veri të Mitrovicës

    259 Shpërndaje
    Shpërndaje 104 Tweet 65
  • Ky është i dyshuari shqiptar që u arrestua për rrahjen në veri, i ndaluar për 48-orë

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Të akuzuarit për sulmin në Banjskë shfaqen në Beograd – ruajnë Presidencën e Serbisë gjatë protestës masive

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Pamjet flasin ndryshe, IPK demaskon dhunën e tre policëve të Klinës ndaj një qytetari

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Detaje nga rrahja në veri të Mitrovicës, njëri nga të arrestuarit ndalohet për 48 orë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë