Albin Kurti po mban mbledhje të Qeverisë prej kur ka folur për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
Ai ka thënë se masat e BE-së ndaj Kosovës, nuk kanë qenë më të mëdha se ato ‘të opozitës’.
“Nuk kemi qenë asnjëherë të hidhëruar me BE-në. Por, Republika e Kosovës masat më të mëdha financiare, nuk i ka vuajtur nga BE, por nga opozita parlamentare.
Kuvendi u shpërnda pa miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare mbi 1 miliardë euro.
Uroj që pas zgjedhjeve edhe opozita e tanishme t’ia heq masat Kosovës”- tha ai.














