Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti sulmon sërish opozitën: Po bllokon reformat, po rrezikon miliona euro nga BE-ja

14/05/2026 - 14:49
në Lajme
A A
Kurti sulmon sërish opozitën: Po bllokon reformat, po rrezikon miliona euro nga BE-ja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e parë të Këshillit ministror për integrim evropian, ku është diskutuar zbatimi i Agjendës së Reformave në kuadër të Planit të BE-së për Rritje Ekonomike në Ballkanin Perëndimor ka folur edhe për opozitën, të cilën e ka akuzuar se po e pengon punën institucionale dhe procesin e reformave, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se mungesa e një opozite funksionale në Kuvend po ndikon drejtpërdrejt në ritmin e reformave dhe zbatimin e afateve të përcaktuara.

“Numri më i madh i reformave do të raportoheshin të kryera deri në fund të qershorit, në qoftë se krahas vullnetit të madh e të mirë e punës serioze të qeverisë sonë, do të kishim edhe një opozitë parlamentare serioze që merr përgjegjësinë e cila i takon në Kuvend. Ne jemi në një situatë ku e kemi një opozitë e cila zgjedh për të mos ardhë në Kuvend, edhe kur vjen shikon cilat ligje me i blloku. Kjo është vërtet sfidë për neve si qeveri dhe është humbje e kohës dhe e mjeteve për neve si shtet.

Pikërisht për këtë shkak që nuk kemi Kuvend, e kemi zgjedhje, një numër i konsiderueshëm reformash nga plani i rritjes nuk do të arrijë të përmbyllen me sukses brenda afatit të paraparë e të paralajmëruar. Konkretisht kemi 10 reforma që skadojnë me 30 qershor, nëntë prej të cilave tashmë janë të rrezikuara duke shkaktuar humbje të miliona eurove. Bëhet fjalë për 12 projektligje, për hartimin e të cilave ministritë përkatëse kanë bërë punë të jashtëzakonshme duke i parafruar ato me ligjet në Bashkimin Europian dhe me standardet europiane”, tha ai.

Ai shtoi se bllokadat në Kuvend po sjellin pasoja financiare dhe po ngadalësojnë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Pra, sikur kuvendi ta kryente punën për çfarë i kanë votuar deputetët qytetarët e Republikës së Kosovës, asnjë hap nuk do të humbej. Të nderuar ministra e ministër, zëvendësministre e zëvendësministra, të nderuar përfaqësues nga institucionet e pavarura të Republikës së Kosovës, zgjedhjet ishin të panevojshme sepse ofruam zgjidhje të shumta. Sot do të kishim një president të propozuar nga opozita. Nuk deshën, pasi qartazi donin zgjedhje me çdo kusht. Ky veprim i papërgjegjshëm po na kushton jo vetëm me humbje të miliona eurove nga Bashkimi Evropian, por edhe me humbje të kohës e ngadalësim të procesit të integrimit. Reformat nga Plani i Rritjes janë për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, por fatkeqësisht bllokada me të cilën po ballafaqohemi ne është për ta ngadalësuar atë”, u shpreh Kurti.

Ai theksoi se qytetarët dhe institucionet do të vazhdojnë procesin e reformave pavarësisht pengesave politike.

“Por qytetarët, si çdoherë, do ta zhbllokojnë edhe kuvendin e do t’i përshpejtojnë reformat. Ne po punojmë që çdo hap që mund të bëhet nga qeveria të kryhet. Pra, jemi në krye të detyrës. E çdo hap që kërkon miratim në kuvend të jetë gati për seancën e radhës pas zgjedhjeve, ashtu që afati i dhjetorit të mos rezultojë me humbje të mëtutjeshme. Janë gjithsej 79 hapa të reformave që përfshijnë periudhën 2024-2026 me vlerë financiare prej mbi 579 milionë euro”, thekson ai.

JU REKOMANDOJMË

‘‘Fillim i fuqishëm’’, NATO njofton për stërvitjet që po bëhen në Serbi, pjesë edhe ushtarë nga Rumania e Turqia

‘‘Fillim i fuqishëm’’, NATO njofton për stërvitjet që po bëhen në Serbi, pjesë edhe ushtarë nga Rumania e Turqia
14/05/2026 - 15:49

Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO’s në Napoli, ka njoftuar për stërvitjet që po bëhen në Serbi. Në njoftim bëhet e ditur se pjesë e stërvitjes...

Më shumëDetails

Trepça njofton për kthim në normalitet pas ndaljes së rrymës: Punonjësit kanë rifilluar punën

Trepça njofton për kthim në normalitet pas ndaljes së rrymës: Punonjësit kanë rifilluar punën
14/05/2026 - 15:45

Trepça ka njoftuar se gjendja në njësinë biznesore i është kthyer normaliteti pas ndërprerjes së energjisë elektrike, dhe se, punonjësit, kanë rifilluar punën sipas proceseve të rregullta të...

Më shumëDetails

LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit

LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit
14/05/2026 - 15:40

Lidhja Demokratike e Kosovës tha se dënon “me vendosmëri dhunën e sotme politike dhe shpreh shqetësimin e thellë për klimën e rrezikshme të gjuhës së urrejtjes, kërcënimeve dhe...

Më shumëDetails

REL: SHBA-ja drejt furnizimit të Kosovës me armatim me vlerë prej 14 milionë dollarësh

REL: SHBA-ja drejt furnizimit të Kosovës me armatim me vlerë prej 14 milionë dollarësh
14/05/2026 - 15:20

Departamenti amerikan i Shtetit e ka njoftuar Kongresin amerikan për një leje të propozuar për eksportimin e artikujve të mbrojtjes, të dhënave teknike dhe shërbimeve të mbrojtjes drejt...

Më shumëDetails

Dejona Mihali: Sami Lushtaku dikur ishte komandant e gjeneral, sot është burracak

Dejona Mihali: Sami Lushtaku dikur ishte komandant e gjeneral, sot është burracak
14/05/2026 - 15:07

Dejona Mihali e VV-së e ka quajtur 'burracak' Sami Lushtakun. Postimi: Sami Lushtaku, ka qenë dikur, në luftë, komandant e gjeneral. Po sot çfarë është? Burracak. Se cili...

Më shumëDetails

“Nuk na zmbrapsin”, “po provojnë me fitu përmes dhunës”, Murati e Basha reagojnë pas incidentit në Skenderaj

“Nuk na zmbrapsin”, “po provojnë me fitu përmes dhunës”, Murati e Basha reagojnë pas incidentit në Skenderaj
14/05/2026 - 15:01

Ministrat në detyrë, Hekuran Murati e Dimal Basha, kanë reaguar për incidentin në Skenderaj për të cilin Lëvizja Vetëvendosje tha se u sulmua fizikisht kryetari i degës së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Ik more budalla”, eskalon situata mes analistëve, Balaj lëshon studion

    “Ik more budalla”, eskalon situata mes analistëve, Balaj lëshon studion

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Kanosi brenda gjykatës prokurorin Muharrem Prekazi, ndalohet për 48 orë Avdullah Gërbeshi

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Shikimi që flet më shumë se fjala – Faton Peci derisa Vjosa Osmani merr fjalën në shënimin e 80 vjetorit të gjimnazit “Frang Bardhi”

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Prej 1500 eurove tash paguj 8000”, përgjigja e Pandurit e lë pa koment Kojufcën kur e kritikoi për shpenzimet e rrymës

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ymeri parashikon lëkundje në skenën politike: Njëra forcë në rënie, tjetra drejt ngritjes

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë