Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti takohet me Sekretaren e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar, i thotë se prioritet i Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe BE

22/10/2025 - 16:28
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti takohet me Sekretaren e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar, i thotë se prioritet i Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe BE
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pak para fillimit të punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit, i cili po mbahet në Londër, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka takuar Sekretaren e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper.

Kurti shprehu mirënjohjen e thellë ndaj Mbretërisë së Bashkuar, si shtet mik dhe partner i yni.

“Në takim u diskutua mbi temat kryesore të Samitit: sigurinë, rritjen dhe migracionin, si thelbësore për Ballkanin Perëndimor dhe Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu, biseduan për mënyrat e thellimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes në fushat e energjisë, infrastrukturës, përfshirë edhe transportin dhe edukimin.

Siguria e Kosovës është siguria e kufijve të saj. Partneriteti me Mbretërinë e Bashkuar është kyç për t’u mbrojtur nga lufta hibride e Rusisë dhe influenca e saj në Ballkanin Perëndimor, përfshirë këtu dezinformimin dhe financat e paligjshme, tha kryeministri”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Ai gjithashtu theksoi se Kosova po “investon në inovacion, arsim dhe partneritete, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar. Ai gjithashtu nënvizoi potencialin e vendit për investime dhe mundësitë për projekte strategjike të përbashkëta me Britaninë”.

“Kryeministri theksoi se Kosova tashmë është vendi më demokratik dhe me zhvillimin ekonomik më të shpejtë në rajon. Sipas Gallup, Kosova renditet e treta në botë dhe e para në Evropë për sundimin e ligjit, ndërsa në indeksin e Transparency International është përmirësuar me 31 vende. Rritja mesatare ekonomike në katër vitet e fundit ka qenë 6%, asnjëherë nën 4%, me eksporte dhe investime të huaja të dyfishuara.

Prioritet i Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kryeministri theksoi se përmes partneritetit me Britaninë e Madhe, mund të ecim drejt integrimit në aleancën e Atlantikut të veriut, por edhe angazhohemi për njohje të reja”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Kurti poashtu ka folur me Cooper edhe për sulmin terrorist në Banjskë, ku tha se “përgjegjësit për sulmin paramilitar e terrorist në Banjskë ende janë të lirë dhe të mbrojtur në Serbi, përkundër faktit që autori i sulmit, terroristi Milan Radoiçiq, ka pranuar përgjegjësinë. Lënia e tyre të lirë përbën kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë e Kosovës”.

“Gjatë diskutimit, kryeministri theksoi rëndësinë e ruajtjes së të drejtave të njeriut në rajon dhe të trajtimit të barabartë të pakicave. Ai vuri në dukje se ende ekziston një mospërputhje e theksuar midis vendeve të rajonit, ndërsa Kosova mbetet shembull me garanci të forta ligjore dhe me mbrojtje të avancuar të të drejtave të pakicave.

Në lidhje me migracionin, Kryeministri tha që Kosova nuk është burim i migrimit, por që ka vullnet të ndihmojë një shtet mik dhe partner si Britania e Madhe, të menaxhojë rrjedhën e migracionit. Së bashku po punojmë në forcimin e sigurisë kufitare, si dhe luftimin e krimit të organizuar”.

JU REKOMANDOJMË

Peci: Siç po e çrrënjosi kancerin në ministri, ashtu do t’ia bëjë edhe me pirjen e duhanit brenda
Lajme

Peci mesazh LDK-së: Zot runa nëse na bllokojnë për zgjedhjen e Presidentit

30/12/2025 - 22:54
Arifi: Kurrë nuk do ta besoja se VV e propozon Dimal Bashën
Lajme

Arifi: Albin Kurti i ka sjellë në gisht partitë politike opozitare

30/12/2025 - 22:29
Kush janë më të votuarit e AAK-së me mbi 60% të votave të numëruara
Lajme

Kush janë më të votuarit e AAK-së me mbi 60% të votave të numëruara

30/12/2025 - 22:23
Më të votuarit në LDK pas numërimit të mbi 60% të votave
Lajme

Më të votuarit në LDK pas numërimit të mbi 60% të votave

30/12/2025 - 22:21
Numërohen mbi 60% të votave, këta janë më të votuarit në PDK
Lajme

Numërohen mbi 60% të votave, këta janë më të votuarit në PDK

30/12/2025 - 22:19
Numërohen 60% e votave, Kurti mbi 208 mijë vota, pas tij Konjufca, radhitja e kandidatëve tjerë të VV’së
Lajme

Numërohen 60% e votave, Kurti mbi 208 mijë vota, pas tij Konjufca, radhitja e kandidatëve tjerë të VV’së

30/12/2025 - 22:17

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Numërohen mbi 60% të votave, këta janë më të votuarit në PDK

    Numërohen mbi 60% të votave, këta janë më të votuarit në PDK

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Përditësohen rezultatet, kandidatët më të votuar nga VV, PDK, LDK dhe AAK

    194 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Më të votuarit në LDK pas numërimit të mbi 60% të votave

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Drejtuesit e katër partive të komuniteteve joserbe: Kurti i ka votat tona në Kuvend, do të jemi pjesë e Qeverisë së re

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ishte zgjedhur kryetar i Kuvendit, por Dimal Basha befason me numrin e vogël të votave deri më tash

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë