Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur sot në takim delegacionin e iniciativës America250, ku mes tyre ishin edhe Daniel Serwer, dhe, Edward Joseph.
Kurti, në postimin e tij, ka theksuar se delegacioni përbëhej nga personalitete të shquara të akademisë, politikës, ushtrisë dhe fushave të tjera, në Kosovë si dhe në ShBA.
‘’Gëzuar Ditën e Pavarësisë! 250 vjet – dy shekuj e gjysmë, një çerek mijëvjeçari – që kanë qenë jashtëzakonisht të rëndësishëm për mbarë botën.”, u ka thënë Kurti të pranishmëve.
Postimi:
Sot mirëprita në Zyrën e Kryeministrit delegacionin e iniciativës America250, një projekt dypartiak i themeluar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Delegacioni përbëhej nga personalitete të shquara të akademisë, politikës, ushtrisë dhe fushave të tjera, në Kosovë si dhe në ShBA.
Në një takim të ngrohtë dhe të sinqertë, kemi biseduar për progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës gjatë viteve të fundit dhe mënyrat se si mund të bashkëpunojmë për zhvillimin e mëtejshëm të vendit në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë politikën e jashtme, energjinë, mbrojtjen dhe sigurinë













