Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

23/09/2026 - 22:53
në Lajme
A A
Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në New York homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, me të cilin ka diskutuar për avancimin e projekteve të përbashkëta në infrastrukturë dhe energji.

Kurti ka bërë të ditur se takimi është zhvilluar gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Katër javë më parë ishim bashkë në nisjen e punimeve për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, ndërsa sot me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, u takuam në New York në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin në fushën e infrastrukturës dhe energjisë, me fokus në realizimin e projekteve të përbashkëta.

“Vazhduam bisedën për bashkëpunimin në infrastrukturë e në energji, përkatësisht për avancimin e projekteve të përbashkëta. Theksova rëndësinë e përshpejtimit të procedurave për tunelin Prizren-Tetovë, si projekt me rëndësi të veçantë për qytetarët, sikurse edhe për zhvillimin e turizmit dhe ekonomitë e të dyja vendeve”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka bërë të ditur se me Mickoskin kanë diskutuar edhe për zbatimin e marrëveshjes për thëngjillin.

“Gjithashtu biseduam për zbatimin e marrëveshjes për thëngjillin. U pajtuam të vazhdojmë punën për realizimin e këtyre projekteve, të cilat kontribuojnë në ndërlidhjen rajonale dhe sigurinë energjetike”, ka shkruar kryeministri.

Kurti ka theksuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke i cilësuar dy vendet si shtete mike dhe partnere.

“Kosova dhe Maqedonia e Veriut, përveçse fqinje, janë shtete mike dhe partnere, me interesa të përbashkëta për paqe, siguri, zhvillim dhe integrim euroatlantik”, ka shtuar Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Gruda: Aktgjykimi i Kushtetueses e shkatërroi planin e LVV-së për të shkuar në zgjedhje në dhjetor

Gruda i PDK-së: Kurti e bën Asociacionin, por po orvatet ta shtyjë deri në zgjedhjet e reja – Kushtetuesja s’mund ta shmangë autonominë
23/09/2026 - 22:33

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka komentuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatin për konstituimin e Kuvendit të...

Më shumëDetails

Yll Limani para protestuesve: Ju gëzoftë zemra që keni dalë , të vazhdojmë derisa të kemi drejtësi

Yll Limani para protestuesve: Ju gëzoftë zemra që keni dalë , të vazhdojmë derisa të kemi drejtësi
23/09/2026 - 22:28

Këngëtari i njohur, Yll Limani, iu është drejtuar protestuesve të mbledhur sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ditën e tetë të protestës kundër vendimit të Gjykatës Speciale...

Më shumëDetails

“Jo në emrin tonë!”, Leonora Jakupi me fjalim të fuqishëm nga sheshi

“Jo në emrin tonë!”, Leonora Jakupi me fjalim të fuqishëm nga sheshi
23/09/2026 - 22:11

Këngëtarja Leonora Jakupi ka mbajtur një fjalim nga sheshi, ku po mbahet protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Jakupi ka thënë se ndoshta ky mund të jetë...

Më shumëDetails

Komandanti Latif Gashi rrëfen arrestimin e tij: Shqiptari i parë që akuzohet për krime lufte, për shërbimin ndaj vendit

Komandanti Latif Gashi rrëfen arrestimin e tij: Shqiptari i parë që akuzohet për krime lufte, për shërbimin ndaj vendit
23/09/2026 - 22:05

Latif Gashi, ish-komandant i UÇK’së në Zonën e Llapit, kujtoi kohën e arrestimit të tij dhe tha se pavarësisht arrestimit “lirinë shpirtërore” nuk ka arritë t’ia marrë askush....

Më shumëDetails

Ambasadori gjerman interesohet për protestën në shesh, afrohet, vëzhgon pak dhe largohet

Ambasadori gjerman interesohet për protestën në shesh, afrohet, vëzhgon pak dhe largohet
23/09/2026 - 21:54

Po vazhdon sot dita e 8 e protestës në Prishtinë kundër verdiktit të Gjykatës Speciale. Protestuesit po dalin në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së. Aty në shesh, në...

Më shumëDetails

Çlirim Haziri: Mos e ngatërroni qetësinë tonë me dobësi, durimi ynë po përfundon

Çlirim Haziri: Mos e ngatërroni qetësinë tonë me dobësi, durimi ynë po përfundon
23/09/2026 - 21:45

Protesta “Jo në emrin tim” ka hyrë në natën e tetë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku protestuesit kanë vazhduar të kërkojnë drejtësi dhe mbështetje institucionale për ish-krerët...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Bilall Sherifi për Jakup Krasniqin

    “E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Bilall Sherifi për Jakup Krasniqin

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • ‘‘Zemër, duhet të koncentrohemi’’, zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin, dyshohet për lidhje personale mes tyre

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Detaje mbi informacionet që Vlora Hyseni i dha Ergys Agasit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Skandali financiar mbi 1 miliard dollarë: Organizatat ndërkombëtare kërkojnë hetim urgjent ndaj Raiffeisen Bank për shkeljen e sanksioneve

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nafta bie pas bisedimeve Trump-Iran

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë