Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e kritikoi ashpër Albin Kurtin, duke thënë se ai flet pa asnjë shenjë inteligjence kur pretendon se “opozita po i zgjatë mandatin” qeverisë.
“Mos u besoni të gjithë atyre që flasin pa asnjë fije inteligjence. Si po ia zgjasim mandatin zotit Kurti? Ai është jolegjitim, pa mandat, dhe ka uzurpuar detyrën e kryeministrit në të njëjtën kohë,” deklaroi sot Abdixhiku.
Ndërkohë, Kurti dje tha se “opozita po i zgjat mandatin”.
“Ju e dini mirë që jam në çerekun e dytë të vitit të pestë të mandatit të plotë. Çdo opozitë demokratike mundohet t’i shkurtojë mandatin qeverisë, përveç opozitës kosovare, e cila, siç jeni dëshmitarë të gjithë, po e zgjat mandatin e qeverisë Kurti. Dikush mund të mendojë edhe se ka marrëveshje,” tha Kurti.