Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti thotë se qytetarët kanë fantazi, por rruga drejt shtrenjtimit të rrymës është pandalshme

24/01/2022 - 13:37
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Kurti thotë se qytetarët kanë fantazi, por rruga drejt shtrenjtimit të rrymës është pandalshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti thotë se nuk ka mund të ketë zgjidhje të lehtë dhe optimale në rastin e krizës energjetike, me propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtim. Kurti tha në seancën e sotme të jashtëzakonshme se çkyçja, si alternativë e mosshtrenjtimit të rrymës, do të kishte pasoja të rënda, raporton Gazeta Express.

“Nuk ka zgjidhje të lehtë. Nuk ka zgjidhje optimale, sepse kriza është e rëndë dhe e thellë. Unë nuk jam për çkyçje të konsumtorëve – qofshin biznese apo amvisëri – nga rrjeti i energjisë elektrike, jo vetëm për shkak se ajo atakon mirëqenien e qytetarëve drejtpërsëdrejti dhe thelbësisht, por edhe për shkak se me trafo të amortizuara, me rrjetin e lodhur të shpërndarjes, do të paguajmë kosto shumë më të lartë në vitet në vijim”, tha ai.

Sipas kryeministrit, nëse dëshirojmë që të mos ketë reduktime, duhet ta kuptojmë që duhet të ketë shtrenjtim të rrymës dhe një subvencionim nga shteti.

“Çdo kyçke-çkyçje po ka pasoja. Mirëpo nëse jemi që të mos ketë reduktime të energjisë elektrike, duhet ta kuptojmë që duhet të kemi ose subvencionim nga shteti, ose shtrenjtim të energjisë elektrike, ose kombinim të këtyre të dyjave për ta gjetur njëfarë mesi të artë në një situatë ku nuk ka zgjidhje të mirë. Nuk ka mundësi tjera”, tha ai.

Të kërkosh që as të mos shtrenjtohet energjia elektrike, as të mos subvencionojë shteti 75 milionë euro, as të mos çkyçen konsumatorët, Kurti tha se është e pamundur.

“Unë e di që nuk ka dëshira ilegale. Qytetarët kanë fantazi. Mund të fantazosh dhe imagjinosh unë edhe ju çka të duam, mirëpo nuk është e mundshme as të mos shtrenjtohet, as të mos subvencionojmë dhe as të mos ketë çyçje”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Alarmon anëtari i PDK-së në KQZ: Qendrat e votimit po përballen me mungesë të rrymës
Lajme

Alarmon anëtari i PDK-së në KQZ: Qendrat e votimit po përballen me mungesë të rrymës

28/12/2025 - 11:09
Abdixhiku: Uroj që qytetarët të zgjedhin për zhvillim e stabilitet dhe të largohen nga bllokada e përçarja e këtyre viteve
Kryesore

Abdixhiku: Uroj që qytetarët të zgjedhin për zhvillim e stabilitet dhe të largohen nga bllokada e përçarja e këtyre viteve

28/12/2025 - 11:01
Voton kryetari i Mitrovicës, Faton Peci: Dil, voto edhe ti, vota jote vlenë shumë
Lajme

Voton kryetari i Mitrovicës, Faton Peci: Dil, voto edhe ti, vota jote vlenë shumë

28/12/2025 - 10:59
Hargreaves viziton KQZ-në në ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, thekson profesionalizmin e stafit
Kryesore

Hargreaves viziton KQZ-në në ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, thekson profesionalizmin e stafit

28/12/2025 - 10:50
Voton Lulzim Aliu i PDK-së: Dil dhe voto edhe ti. Mos e lër dikë tjetër të vendosë për të ardhmen tënd
Lajme

Voton Lulzim Aliu i PDK-së: Dil dhe voto edhe ti. Mos e lër dikë tjetër të vendosë për të ardhmen tënd

28/12/2025 - 10:46
Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë në mesantë, bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore
Lajme

Vrasje në tentativë në Prishtinë, midis sheshit Ibrahim Rugova: Një person theret me thikë

28/12/2025 - 10:28

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, punonte si shofer i Ambulancës

    Ky është personi që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, punonte si shofer i Ambulancës

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Oj silikone, oj botokse”/ Debat i ashpër mes Shkurtës dhe Xhenetës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • U sanksionua nga Trumpi: Si e pësoi ish-gjykatësi i Gjykatës Speciale?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Qytetari në Veri kërcënohet me jetë nga një numër i huaj pas hapjes së pompës së derivateve

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Gazetari Gashi bën pjesë të dhjetëshes së VV-Guxo 105-shin Tafil Peci

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë