Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Trashëgimia ushtarake, politike dhe artistike e Agim Ramadanit vazhdon ende të na befasojë

03/05/2025 - 22:36
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti: Trashëgimia ushtarake, politike dhe artistike e Agim Ramadanit vazhdon ende të na befasojë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Organizuar nga Shoqata Kulturore “Ditët e Agimit”, dhe nën përkujdesjen e Komunës së Gjilanit, sot u mbajt manifestimi tradicional “Ditët e Agimit”, për nder të jetës dhe veprës së heroit Agim Ramadani, ngjarje kjo në të cilën mori pjesë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Për heroin Agim Ramadani, Kurti theksoi se është ndër dëshmorët e rënë në luftën çlirimtare të popullit shqiptar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, teksa shtoi se dëshmorët e kombit nuk janë të përjetësuar në kujtesën tonë kolektive dhe në historinë e Kosovës vetëm për shkak të aktit të tyre të rënies, por edhe për aktivitetet e tyre sa ishin gjallë, angazhimit dhe veprës së tyre në totalitetin e saj.

“Agim Ramadani është me profilin më të gjithanshëm: trashëgimia ushtarake, politike dhe artistike e të cilit vazhdon ende të na befasojë, teksa shohim fotografitë, poezitë, pikturat dhe dorëshkrimet e tij. Agim Ramadani ishte pra, poet, piktor, aktivist politik, strateg ushtarak, si dhe një patriot me shpirt artisti e fort frymëzues edhe për gjeneratat e sotme sikurse për shoqërinë e tij dikur”, tha kryeministri.

Në tubimin qendror “I këndojmë Agimit”, në fjalën e tij, kryeministri në detyrë, Kurti shtoi se të tilla manifestime ua zgjasin jetën kujtimeve me nderime dhe mirënjohje jetës së dëshmorëve të lirisë dhe i forcojnë lidhjet e këtyre kujtimeve nga njëri brez në tjetrin.

“Sepse duke i kujtuar dëshmorët mes të gjallësh se si ishin ata, sa ishin të gjallë, i mbajmë të gjalla kujtimet tona për ta dhe shembullin e tyre për ne. Ju dëshiroj një pasdite çlodhëse dhe një mbrëmje të këndshme sonte, në këto ditë të hershme të pranverës së sivjetme, dhe ju përgëzoj për mirëmbajtjen e manifestimeve “Ditët e Agimit’”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Hasani: Presidenti nuk ka kompetenca ekzekutive, ato janë vetëm zinxhirore

Hasani: Kurti është dashur të insistojë te përgjegjësia e Serbisë për të zhdukurit
31/03/2026 - 22:51

Ish-kryetari i Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar se Presidenti i Republikës së Kosovës nuk ushtron kompetenca ekzekutive, duke kundërshtuar perceptimin e përhapur publik për rolin...

Më shumëDetails

Gruaja e Fadil Vokrrit mbështet djemtë e Kombëtares: Forca Kosovë!

Gruaja e Fadil Vokrrit mbështet djemtë e Kombëtares: Forca Kosovë!
31/03/2026 - 22:34

Gruaja e legjendës së futbollit, Fadil Vokrrit ka mbështetur djemtë e Kombëtares së Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur i biri, Gramoz Vokrri përmes një postimi në...

Më shumëDetails

Drejtori i kompanisë turke që po i shet armë Kosovës, e shikon ndeshjen bashkë me Maqedoncin

Drejtori i kompanisë turke që po i shet armë Kosovës, e shikon ndeshjen bashkë me Maqedoncin
31/03/2026 - 22:13

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se është takuar me Haluk Bayraktar, CEO i kompanisë “Bykar”. Maqedonci tha se u takua me të për të parë një...

Më shumëDetails

Këta janë dy të rinjtë që u arrestuan pasi ndezën fishekzjarre tek hoteli i kombëtares turke| Emrat

Këta janë dy të rinjtë që u arrestuan pasi ndezën fishekzjarre tek hoteli i kombëtares turke| Emrat
31/03/2026 - 21:59

Një veprim i papërgjegjshëm që rrezikoi sigurinë publike ka përfunduar me pranga për dy të rinj në Prishtinë. Siç mëson Sinjali, ngjarja është regjistruar në orët e para...

Më shumëDetails

Zona VIP në “Fadil Vokrri”, Kurti e Osmani po e ndjekin afër njëri-tjetrit ndeshjen

Zona VIP në “Fadil Vokrri”, Kurti e Osmani po e ndjekin afër njëri-tjetrit ndeshjen
31/03/2026 - 21:51

Ndeshja Kosovë-Turqi “bëri bashkë” edhe Vjosa Osmanin e Albin Kurtin. Dyshja u panë në stadium duke duartokitur afër njëri-tjetrit. Video:

Më shumëDetails

Presidenti iranian: Jemi të gatshëm për fund të konfliktit, por vetëm me garancitë e duhura

Presidenti iranian: Jemi të gatshëm për fund të konfliktit, por vetëm me garancitë e duhura
31/03/2026 - 21:27

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, deklaroi se vendi i tij ka vullnetin e nevojshëm për t’i dhënë fund konfliktit “me kusht që të përmbushen kushtet e nevojshme, në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E zbulon Gjinovci, ja çka iu konfiskua Shkelzen Gashit

    E zbulon Gjinovci, ja çka iu konfiskua Shkelzen Gashit

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Policia dhe inspektorët kontrolluan në ‘klinikën’ e Teuta Tunuzliut – zbuluan se injektonte fillerë pa licencë, i ndaluan ofrimin e shërbimeve shëndetësore

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Debat me tone të ashpra mes Haradinajt dhe Rexhajt: Përkthyes i UNMIK-ut – unë i hapi krejt

    187 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • LAJMI I FUNDIT: Ekzekutohet paga e 13-të

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Osmani pak ditë pa e përfundu mandati kujtohet të ndan mbi 200 dekorata, nesër nderohet edhe Kombëtarja e futbollit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë