Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti vazhdon me fyerje ndaj zyrtarëve amerikanë, Blinkenin e pati quajtur naiv, Grenellin e quan të cekët

06/02/2025 - 22:49
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti vazhdon me fyerje ndaj zyrtarëve amerikanë, Blinkenin e pati quajtur naiv, Grenellin e quan të cekët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti, vijon me fjalor fyes në drejtim të opozitës e sonte edhe për të dërguarin e presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell. Për Kurtin, Grenelli është “një zyrtar amerikan që opozita e gjen me sha kryeministrin e Kosovës”. Në vitin 2023 Kurti e kishte quajtur naiv Sekretarin Blinken ndërsa të dërguarin e Trump “ndërkombëtar i cekët”.

Kjo gjuhë e Kurtit vjen disa ditë pasi Grenell u tha qytetarëve se Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në. Alarm ky që është ngritur kohë më parë nga opozita e shoqëria civile.

Kryeministri Kurti nuk ka të ndalur me fyerje e ofendime që nga fillimi i fushatës ndaj opozitës, teksa tani ka zgjedhur që të njëjtën ta bëjë edhe ndaj Grenell.

“Kjo opozita shpreson së brendshmi te pazaret mas partive e midis tyre dhe jo te programet e secilës. Opozita shpreson te i jashtmi dhe te naj ndërkombëtar i cili lodhet kur e sheh Kosovën në këtë ekuacion gjeopolitik, thotë pse me humb kohë me ta, mirëpo ky soj opozite e lyp fatin me qiri te naj ndërkombëtar i cekët, e jo në thellësinë historike të kombit tonë ku gjithmonë gjenden zgjidhjet më të mira për popullin tonë. Prandaj, këta të cilët këqyrin me gjetë naj zyrtar amerikan për me jau sha kryeministrin e Republikës së tyre këta nuk duhet të kthehen kurrë të dashur qytetarë. Për këta nuk mund të kemi as vlerësim as respekt. Në vend se me i mirëpërdorë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Serbisë këta këqyrin atje me shku me gjetë naj zyrtar kundër kryeministrit të juj”, tha Kurti në një tubim në Pejë gjatë ditës së sotme, transmeton Gazeta Express.

Kujtojmë se Grenell ka pohuar e gjithë bashkësia ndërkombëtare është kundër Kurtit.

“Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm. Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që e destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, shkroi Grenell në X.

Njeriu i rëndësishëm i Trump tha se “kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit”.

“Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump”.

“Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, shkroi Grenell.

JU REKOMANDOJMË

Rinumërohen 312 vendvotime, këtyre kandidatëve iu hoqën më së shumti vota
Kryesore

Vjedhja e votave – Një ministër i Albin Kurtit rrezikon ta humbasë mandatin e deputetit

17/01/2026 - 23:20
Raportohet se rreth 700 shtëpi në Podujevë kanë mbetur pa ujë tash e 30 orë, KRU s’jep përgjigje për situatën
Kryesore

Raportohet se rreth 700 shtëpi në Podujevë kanë mbetur pa ujë tash e 30 orë, KRU s’jep përgjigje për situatën

17/01/2026 - 22:33
Haziri: Herët a vonë, të gjithë kryeministrat kalojnë kah zyrat e LDK-së
Lajme

Haziri: Herët a vonë, të gjithë kryeministrat kalojnë kah zyrat e LDK-së

17/01/2026 - 22:24
Ky shtet ballkanik do të dërgojë dy ushtarë në Grenlandë
Lajme

Ky shtet ballkanik do të dërgojë dy ushtarë në Grenlandë

17/01/2026 - 22:09
Mungoi në “Flakën e Janarit”, Kurti njofton se bashkëshortja e Walker u dërgua në Emergjencë pas një problemi shëndetësor
Kryesore

Mungoi në “Flakën e Janarit”, Kurti njofton se bashkëshortja e Walker u dërgua në Emergjencë pas një problemi shëndetësor

17/01/2026 - 21:55
Macron i përgjigjet Trump’it për tarifat
Lajme

Macron i përgjigjet Trump’it për tarifat

17/01/2026 - 21:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    399 Shpërndaje
    Shpërndaje 160 Tweet 100
  • Kështu ndodhi plagosja e Jeton Buqukut në vendin e punës (Video)

    234 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • Pas ngjarjeve me Limin, menxhmenti i Dolces merr një vendim të papritur

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj sonte përballet me italianin Morandi

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Vjedhja e votave – Një ministër i Albin Kurtit rrezikon ta humbasë mandatin e deputetit

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë