Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti vazhdon me fyerje ndaj zyrtarëve amerikanë, Blinkenin e pati quajtur naiv, Grenellin e quan të cekët

06/02/2025 - 22:49
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti vazhdon me fyerje ndaj zyrtarëve amerikanë, Blinkenin e pati quajtur naiv, Grenellin e quan të cekët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti, vijon me fjalor fyes në drejtim të opozitës e sonte edhe për të dërguarin e presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell. Për Kurtin, Grenelli është “një zyrtar amerikan që opozita e gjen me sha kryeministrin e Kosovës”. Në vitin 2023 Kurti e kishte quajtur naiv Sekretarin Blinken ndërsa të dërguarin e Trump “ndërkombëtar i cekët”.

Kjo gjuhë e Kurtit vjen disa ditë pasi Grenell u tha qytetarëve se Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në. Alarm ky që është ngritur kohë më parë nga opozita e shoqëria civile.

Kryeministri Kurti nuk ka të ndalur me fyerje e ofendime që nga fillimi i fushatës ndaj opozitës, teksa tani ka zgjedhur që të njëjtën ta bëjë edhe ndaj Grenell.

“Kjo opozita shpreson së brendshmi te pazaret mas partive e midis tyre dhe jo te programet e secilës. Opozita shpreson te i jashtmi dhe te naj ndërkombëtar i cili lodhet kur e sheh Kosovën në këtë ekuacion gjeopolitik, thotë pse me humb kohë me ta, mirëpo ky soj opozite e lyp fatin me qiri te naj ndërkombëtar i cekët, e jo në thellësinë historike të kombit tonë ku gjithmonë gjenden zgjidhjet më të mira për popullin tonë. Prandaj, këta të cilët këqyrin me gjetë naj zyrtar amerikan për me jau sha kryeministrin e Republikës së tyre këta nuk duhet të kthehen kurrë të dashur qytetarë. Për këta nuk mund të kemi as vlerësim as respekt. Në vend se me i mirëpërdorë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Serbisë këta këqyrin atje me shku me gjetë naj zyrtar kundër kryeministrit të juj”, tha Kurti në një tubim në Pejë gjatë ditës së sotme, transmeton Gazeta Express.

Kujtojmë se Grenell ka pohuar e gjithë bashkësia ndërkombëtare është kundër Kurtit.

“Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm. Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që e destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, shkroi Grenell në X.

Njeriu i rëndësishëm i Trump tha se “kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit”.

“Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump”.

“Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, shkroi Grenell.

JU REKOMANDOJMË

LDK thërret konferencë në ora 21:00, i jep “selamin” Albin Kurtit

LDK thërret konferencë në ora 21:00, i jep “selamin” Albin Kurtit
28/04/2026 - 20:37

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur për një konferencë në ora 21:00 në Kuvendin e Kosovës. Kjo vije si kundër reagim ndaj kryeministrit, Albin Kurti, i...

Më shumëDetails

Kurti në konferencën e mbrëmjes: Feride Rushiti i ka votat për presidente, mungon kuorumi

Kurti thotë se Opozita ka kërcënuar Feride Rushitin: Vërtetë e turpshme
28/04/2026 - 20:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media të thirrur në orën 20:00, e cila u zhvillua në hollin pranë zyrës së Grupit Parlamentar të...

Më shumëDetails

Kurti thirrje partisë së Abdixhikut: Hatixhe Hoxha tërhiqet nëse LDK siguron 15 nënshkrime

Kurti thirrje partisë së Abdixhikut: Hatixhe Hoxha tërhiqet nëse LDK siguron 15 nënshkrime
28/04/2026 - 20:24

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë të re lidhur me zhvillimet për zgjedhjen e presidentit, duke përmendur edhe kandidaten Hatixhe Hoxha. Kurti tha se lista...

Më shumëDetails

Çfarë mesazhi i solli, Kurti lexon diçka për disa sekonda në telefonin e Sveçlës

Çfarë mesazhi i solli, Kurti lexon diçka për disa sekonda në telefonin e Sveçlës
28/04/2026 - 20:12

Sot është dita e fundit e afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit. Një moment është kapur teksa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i tregon diçka nga...

Më shumëDetails

Kurti thërret përsëri konferencë për media!

Kurti thërret përsëri konferencë për media!
28/04/2026 - 20:08

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë sot një konferencë për media në orën 20:00. Sipas njoftimit, konferenca do të zhvillohet në Hollin pranë zyrës së Grupit...

Më shumëDetails

Pak minuta pas nisjes Haxhiu ndërpren seancën për presidentin, paralajmëron atë të radhës në orën 23:00

Pak minuta pas nisjes Haxhiu ndërpren seancën për presidentin, paralajmëron atë të radhës në orën 23:00
28/04/2026 - 19:48

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pak minuta pasi nisi seanca për zgjedhjen e presidentit tha: “Jam e detyruar ta ndërpres seancën dhe ju bëj thirrje deputetëve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    181 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Skandal: Interex kapet duke incizuar me kamerë klientët në zhveshtore, gjobitet 8 mijë euro (Dokument)

    209 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 52
  • Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në Kushtetuese

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Votimi i presidentit, PDK ka një njoftim

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shtyhet seanca për presidentin, veprimi ironik i gazetarëve duket se e “shashtrisi” Albulena Haxhiun

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë