Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti vs Kurti, dikur zi e terr për Ibrahim Rugovën, sot në prag fushate i shkon edhe tek Rezidenca

21/11/2024 - 14:18
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti vs Kurti, dikur zi e terr për Ibrahim Rugovën, sot në prag fushate i shkon edhe tek Rezidenca
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deri para se të bëhej kryeministër i Republikës së Kosovës, kishte refuzuar që të shkonte tek varri për ta nderuar ish-presidentin dhe ish-kryetarin e LDK-së, Ibrahim Rugovën. Pas veshjes për herë të parë me petkun e kryeministrit,  më 17 shkurt 2020, Albin Kurti kishte vendosur për t’iu përkulur tek varri ish-presidentit të Kosovës.

Çështja e raportit të Kurtit me Rugovën është riaktualizuar këto ditë, pasi kryetari i Qeverisë ka vizituar rezidencën presidenciale të Rugovës në Velani e cila edhe është në proces të restaurimit. Në videon e publikuar nga Kurti në faqen e tij zyrtare në ‘facebook’, Fanë Rugova dëgjohet teksa ankohet se si për 20 vite askush s’ishte interesuar për restaurimin e rezidencës. Kurtin në këtë vizitë në rezidencë e kanë pritur edhe dy djemtë e Rugovës, Mendim dhe Ukë Rugova.

Megjithatë në arkiva gjenden edhe deklarime brutale të Albin Kurtit kundër Ibrahim Rugovës.  Në një bisedë të cilën Kurti e bën në një televizion lokal në shkurt të vitit 2002, LDK-në e cilëson si parti autoritare meqë Ibrahim Rugova po e drejtonte për 12 vite rresht. Gjithashtu Kurti konsideronte se Rugova edhe si të dështuar në politikë.

“Ajo është një parti autoriare që e ka në krye një njeri prej 12 vite, z. Rugova, që s’është dëshmuar me suksese në politikë”,  kishte deklaruar Kurti.

Përveç kësaj, Kurti përmend edhe një deklaratë të tijën dhënë për një revistë, ku kishte sugjeruar çlirimin e LDK-së nga Rugova, meqë sipas Kurtit e gjithë partia kishte mbetur peng e kryetarit të saj. Sipas Kurtit, LDK-ja do të duhej të refmorohej duke e larguar Rugovën, meqë thoshte se nëse LDK do të vazhdonte pa u reformuar do të degjenerohej si parti.

“LDK që të mbijetoj në skenën politike, ka nevojë të reformohet nga brenda. Nuk ka mundësi që një parti t’i besojë populli se ajo do ta ndërtojë demokracinë, nëse ajo s’ka demokraci të brendshme. LDK fatkeqësisht në masë të madhe është peng e kryetarit të saj, z. Rugova. Dhe në këtë reformë që do të duhej të pasonte, unë besoj se do të duhej të nënkuptohej edhe ndryshimi i kryetarit, i një personi tjetër, që do të mund ta përparonte këtë parti, e jo vetëm ta stagnonte. LDK nëse vazhdon në këtë mënyrë pa u reformuar dhe pa e ndryshuar kryetarin, do të degjenerohet për mendimin ti”, kishte thënë Kurti./GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Zjarri në objektin e IPKO’s, Policia: Shmangni lëvizjet përreth zonës
Lajme

Zjarri në objektin e IPKO’s, Policia: Shmangni lëvizjet përreth zonës

03/07/2025 - 23:50
Zjarr i madh në objektin e IPKO-s në Zonën Industriale në Prishtinë
Kryesore

Zjarr i madh në objektin e IPKO-s në Zonën Industriale në Prishtinë

03/07/2025 - 22:43
Kongresi amerikan miraton “Ligjin e Madh dhe të Bukur” të Trumpit pas 24 orësh debat
Lajme

Kongresi amerikan miraton “Ligjin e Madh dhe të Bukur” të Trumpit pas 24 orësh debat

03/07/2025 - 22:08
PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës në Lipjan
Lajme

PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës në Lipjan

03/07/2025 - 22:05
Shala: Kurti po e përmbys regjimin demokratik për ta kthyer në monarkik
Lajme

Shala: Kurti po e përmbys regjimin demokratik për ta kthyer në monarkik

03/07/2025 - 22:04
Për çka shërbejnë urat në Mitrovicë dhe kush po i ndërton ato? Arian Tahiri i PDK-së jep detaje: Do përfundojnë para zgjedhjeve lokale
Lajme

Për çka shërbejnë urat në Mitrovicë dhe kush po i ndërton ato? Arian Tahiri i PDK-së jep detaje: Do përfundojnë para zgjedhjeve lokale

03/07/2025 - 21:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inspektorati Shëndetësor mbyll poliklinikën “Euromed Group” Sh.P.K. me pronar Leart Jakupi

    Inspektorati Shëndetësor mbyll poliklinikën “Euromed Group” Sh.P.K. me pronar Leart Jakupi

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Sekuestrohet vetura luksoze Lamborghini Urus e baronit të drogës, Brilant Bahtiri, djali i baronit tjetër të drogës, Shemsi Bahtiri

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Ngjarje e pazakontë në Prishtinë, tre policë civilë dyshohet se rrahën brutalisht një të ri pas një ndjekjeje

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ankohet qytetari nga Prizreni: U sulmova nga një i mitur brenda marketit “Zhurjani” pa asnjë konflikt!

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Lushtaku per Lladrovcin: S’merrem me njerëz me probleme psiqike

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë