Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kusari-Lila: Çmimet e derivateve po stabilizohen, vendimi për marzhën mbetet në fuqi deri muajin e ardhshëm

17/06/2026 - 12:41
në Lajme
A A
Kusari-Lila: Çmimet e derivateve po stabilizohen, vendimi për marzhën mbetet në fuqi deri muajin e ardhshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se çmimet e derivateve në Kosovë janë ndikuar drejtpërdrejt nga lëvizjet në tregjet ndërkombëtare, por ka theksuar se ditëve të fundit po vërehet një stabilizim gradual i tyre.

Kusari-Lila tha se rritja e çmimeve në Kosovë ka reflektuar rritjen e çmimeve në bursat ndërkombëtare, përderisa mekanizmi i kontrollit përmes marzhës së fitimit ka vazhduar të zbatohet.

“Çmimet në Kosovë kanë qenë drejtpërdrejt të ndikuara nga çmimet e berzës. Për shkak se shumica e furnizimit në Kosovë vjen nga burime të tjera, por për shkak se çmimi në stoqet ndërkombëtare është rritur, reflekton tek ne në rritjen e çmimit dhe rrjedhimisht edhe në mekanizmin tonë për kontrollimin e çmimit përmes marzhës së fitimit”, tha ai.

Sipas saj, tashmë kanë filluar të shfaqen shenja të rënies së lehtë të çmimeve dhe të stabilizimit të tregut.

“Tashmë ka filluar të ndjehet rënie e lehtë e çmimit, do të thotë në bazë ditore po vërehet se po stabilizohet, por duke marrë parasysh se duhet pak kohë për të parë stabilitetin edhe të marrëveshjes së arritur tashmë të publikuar, unë besoj që nëse ajo tregohet brenda disa javëve, me siguri që do të kemi një stabilitet të plotë të çmimit të derivateve edhe në Republikën e Kosovës ashtu sikurse edhe në tërë botën bazuar në vlerën apo çmimin ditor të stoqeve”, tha ajo.

Duke folur për masat e ndërmarra nga ministria, ajo tha se ka pasur respektim të vendimit për përcaktimin e çmimit në bazë të vlerës mesatare të 10 milionë litrave derivate.

“Ne në fakt kemi qenë duke e përcjellë vazhdimisht respektimin e vendimit të Ministrisë. Mund të them se prej se kemi kaluar në vendosjen e çmimit në bazë të vlerës mesatare të çmimit në 10 milionë litra, ka pasur një respektim në masë të këtij vendimi, në bazë ditore është ditur sa është çmimi i derivateve dhe në bazë ditore është përcjellë në të gjitha pikat. Ky vendim vazhdon të jetë në fuqi deri me datën 4 të muajit të ardhshëm. Do të thotë, me 4 qershor kam nënshkruar vendimin i cili ka afat njëmujor”, tha ajo.

Ministrja në detyrë shtoi se institucionet do të vazhdojnë monitorimin e tregut para se të vendosin nëse masa do të vazhdojë apo do të rikthehet përcaktimi i çmimeve sipas tregut të lirë.

“Ne kemi mjaftueshëm kohë të përcjellim tashmë a kemi një stabilitet të çmimit në mënyrë që të vendosim për mosvazhdimin e kësaj mase, gjegjësisht përcaktimin e çmimit në tregun e lirë ashtu siç ka qenë edhe më herët. Në momentin kur kjo të jetë e vlerësuar, atëherë besoj që do të kemi një stabilitet të plotë të çmimeve të derivateve edhe në Republikën tonë”, tha ajo.

Cisterna që transportojnë naftë të papërpunuar iraniane janë larguar nga Ngushtica e Hormuzit, për herë të parë që kur Shtetet e Bashkuara nisën bllokadën detare dy muaj më parë, tha më 17 qershor një ueb-faqe që gjurmon lëvizjet e anijeve.

Ky zhvillim vjen teksa përfaqësuesit e lartë të Iranit dhe SHBA-së pritet të nënshkruajnë një marrëveshje fillestare në Zvicër më 19 qershor, që synon përfundimin e luftës që nisi në fund të shkurtit.Ueb-faqja Tanker Trackers, që gjurmon ruajtjen dhe transportimin e naftës, konfirmoi lëvizjen e “eksportit të parë të naftës së papërpunuar të Iranit në dy muaj”, bazuar në të dhënat digjitale që tha se përkonin me imazhet satelitore.Të paktën dy anije cisternë të Kompanisë Kombëtare Iraniane të Cisternave, përfshirë edhe dy super-cisterna me naftë të papërpunuar të quajtura “Diona” dhe “Hero2” që kanë kaluar përmes zonës të bllokadës të marinës detare amerikane, janë ngarkuar me 3.8 milionë fuçi naftë të papërpunuar iraniane nga terminalet e shtetit dhe më pas kanë lëvizur drejt destinacioneve të tyre”, shkroi në X ueb-faqja Tanker Trackers.

Më pas, kompania njoftoi se edhe një cisternë e tretë iraniane kishte kaluar përmes bllokadës detare të SHBA-së.

Irani dhe Shtetet e Bashkuara e nënshkruan në mënyrë elektronike më 15 qershor memorandumin e mirëkuptimit për t’i dhënë fund luftës, i hartuar në formën e një dokumenti të përgjithshëm.Përveç përfundimit të luftës, ky memorandum kishte në fokus edhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, rrugë kyç ujore nga e cila rëndom kalon një e pesta e dërgesave globale të naftës dhe gazit.Pas nënshkrimit të memorandumit më 19 qershor, është paraparë që palët të kenë një afat 60-ditor për fazën e ardhshme të negociatave.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë