Në Rubikon në Klan Kosova, Kusari-Lila tha se këtë herë ka vullnet politik dhe komunikim mes partive, ndryshe nga hera e kaluar kur mungonte ky angazhim.
Ajo shtoi se është e bindur që do të arrihet një marrëveshje për presidentin dhe procesi do të ecë përpara pa u bllokuar.
“Unë nuk e besoj se do të jemi qeveri në detyrë, jam e bindur se do të gjendet një zgjidhje për dallim prej herës së kaluar, ku nuk vrehej se kishte vullnet apo komunikim të partive politike”, tha Kusari – Lila.












