Sipas tyre, fondet do të investohen në infrastrukturë, energji, mjedis, arsim, punësim dhe sundim të ligjit, ndërsa grantet e WBIF do të mbështesin projekte si Hidrosistemi Ibër-Lepenc, autostrada Qafë e Duhlës–Banullë dhe impianti i ujërave të zeza në Podujevë.
Ministrja në detyrë, Mimoza Kusari-Lila tha se kjo mbështetje do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian të Kosovës.












