Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kush është gazetari militant i VV-së nga diaspora që tallet me dëshmorët Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi?

15/12/2025 - 17:16
në Lajme
A A
Kush është gazetari militant i VV-së nga diaspora që tallet me dëshmorët Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në sytë e një personi me emrin Nefail Maliqi që jeton në Zvicër, që thotë se është gazetar dhe mban një ‘link’ militues për VV-në dhe Albin Kurtin, sekuenca ikonike e heronjve Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi, ku shihen në uniforma të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kënduar diku në një odë – është ‘qejf hotelesh’ dhe kështu dukej ‘vija e frontit’.

Ky person ka reaguar në FB duke thënë se ia‘kanë hakuar llogarinë në Facebook’, por me një navigim të shkrimeve të tij në këtë rrjet social, ju do të gjeni gjuhën e ngjashme ofenduese dhe të urrejtjes edhe për plot raste të tjera, ku target janë kryesisht figurat e ish-opozitës në Kosovë, gazetarët, mediat kosovare, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, etj.

Por, ku është ky person?

Sipas fotografive të publikuara në profilin e tij në Facebook, ai shihet se dikur ka qenë një gazetar i ‘Bota Sot’ ndërkaq tani, militon për partinë Vetëvendosje dhe për Albin Kurtin.

Ai jeton në Zvicër dhe ka në pronësi një link – ku veç tjerash, përhap narracion pro Vetëvendosjes, pro Albin Kurtit, kundër partive ish-opozitare në Kosovë, por shpesh edhe dezinformata ose informacione të pakonfirmuara.

Megjithëse me një gjuhë të varfër shqipe, çka na shtyn të shpresojmë se Qeveria e ardhshme duhet dhe do të investojë në edukimin e një pjese të diasporës – sidomos të mësimit të gjuhës shqipe, nëse navigoni në profilin e tij në Facebook, do të vëreni se në ditën kur ishte debati për sekuancën e Rukë Haradinajt, nënës së heronjve Haradinaj, Luanit e Shkëlzenit, ai shkruan:

“Loti i trimave është kënga!

A ka Nanë qe nuk gëzohet kur e shef djalin e shkollum, kur ja shef punen e djalit te vet, kur e shef sovranitetin, kur e fiton buken me hallall”.

Personi me këtë emër, që ofendon figura të caktuara të ish-opozitës me fjalor mjaft brutal, ndërkohë i thur laved Albin Kurtit në këtë mënyrë:

“Lider i shekullit

Albin Kurti me 28 dhjetor ka gjasa te fitoj 100% ashtu siq e beri Kosoven♥️ 100% me sovranitet dhe vendin me te sigurt ne Evrope!”

Personi me këtë emër, në linkun e tij, shkruan edhe lajme me tituj të tillë cinik për krerët e UÇK-së në Hagë, në rastet kur në vendin tonë debatohet për shkeljen e të drejtave të njeriut që po i bën Specialja.

Ose, ai tallet me veteranin e UÇK-së, Hysni Gucati në këtë formë:

Shumë reagime për ofendimet e këtij personi ndaj dëshmorëve Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi

Mes reagimeve më të ashpra, ndaj ofendimit që ky person ia bëri dëshmorëve Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi, ishte edhe ky i djalit të Beqir Gashit, Ismetit.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se ‘është interesant se si 80% e atyre që ofendojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës janë me Lëvizjen Vetëvendosje’.

Ndërkaq, një nga veteranët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njeriu me shumë plagë në trup nga lufta e fundit, Xhevdet Qeriqi, në një shkrim në Facebook, thotë se ‘ofendimet ndaj dëshmorëve si ky i Nefail Maliqit, rëndojnë plagët e tyre’.

Një reagim publik, e ka bërë edhe Organizata e Vetarëneve të Luftës së UÇK-së, Dega në Therantë, e cila ka vlerësuar se ofendimet e tilla ‘përbëjnë jo vetëm mungesë elementare respekti”, por edhe “një sulm të drejtpërdrejtë ndaj sakrificës së luftëtarëve të lirisë dhe ndaj vetë historisë së luftës çlirimtare”.

“Postimi i një fotografie të tyre, duke i përqeshur dhe nënçmuar me shprehje të ulëta si: “Këta mirë i paska zan pozicioni, në vijën e parë të frontit. Liria ka emër me dy tela qiftelia në hotel Rogner!”, përbën jo vetëm mungesë elementare respekti, por edhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj sakrificës së luftëtarëve të lirisë dhe ndaj vetë historisë së luftës çlirimtare.

Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi nuk ishin vetëm rapsodë e bartës të kulturës kombëtare, por mbi të gjitha luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët dhanë jetën për lirinë që sot e gëzojmë. Ata, së bashku me 41 dëshmorë të tjerë, ranë heroikisht në kufirin shqiptaro-shqiptar, dhe dje më 14 dhjetor u shënua 27-vjetori i rënies së tyre heroike.

OVL UÇK – Dega Therandë dënon ashpër çdo përpjekje për të nënçmuar, përgojuar apo relativizuar kontributin e çlirimtarëve dhe dëshmorëve të UÇK-së. Të tilla shkrime janë të papranueshme, fyese për familjet e dëshmorëve, për veteranët e luftës dhe për mbarë popullin shqiptar.

Liria e shprehjes nuk mund dhe nuk duhet të përdoret si alibi për fyerje, tallje dhe përçmim të gjakut të derdhur për liri. Kujtesa historike dhe sakrifica e dëshmorëve janë të shenjta dhe të paprekshme.

OVL UÇK – Dega Therandë do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare dhe të dinjitetit të heronjve dhe dëshmorëve të Kosovës.

Lavdi dëshmorëve të kombit!

Lavdi heronjëve Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi!” – thuhet veç tjerash në këtë reagim.

JU REKOMANDOJMË

Kishin pranuar fajësinë, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari përfundojnë dënimin
Lajme

Kishin pranuar fajësinë, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari përfundojnë dënimin

15/12/2025 - 18:07
Ndahen paratë për këto kategori të pensioneve
Ekonomi

Ndahen paratë për këto kategori të pensioneve

15/12/2025 - 17:34
Bedri Hamza nuk e nis fushatën nga Mitrovica ku i humbi 3 palë zgjedhje vetëm këtë vit, e zgjedh Prizrenin për start
Kryesore

Bedri Hamza nuk e nis fushatën nga Mitrovica ku i humbi 3 palë zgjedhje vetëm këtë vit, e zgjedh Prizrenin për start

15/12/2025 - 17:27
Qeveria në detyrë – në shkelje të ligjit apo në mbrojtje të shtetit?
Kryesore

Qeveria në detyrë miraton kërkesën e Ministrisë së Financave për “kursime dhe ndarje buxhetore”

15/12/2025 - 16:53
Qeriqi i reagon personit që ofendoi dëshmorët Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi: Kjo dhemb më shumë se çdo plagë
Lajme

Qeriqi i reagon personit që ofendoi dëshmorët Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi: Kjo dhemb më shumë se çdo plagë

15/12/2025 - 16:22
Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!
Lajme

Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!

15/12/2025 - 16:17

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria në detyrë – në shkelje të ligjit apo në mbrojtje të shtetit?

    Qeveria në detyrë miraton kërkesën e Ministrisë së Financave për “kursime dhe ndarje buxhetore”

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Ndahen paratë për këto kategori të pensioneve

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Profesionalizmi ka emër: Presidentja Vjosa Osmani zgjedh të merr shërbime orofaciale te Dr. Besim Neziri

    439 Shpërndaje
    Shpërndaje 176 Tweet 110
  • Kimete Berisha: Alkimia malore e Bedri Hamzës, pluhurin e kthen në premtim

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Aksident i rëndë në Mazgit, humb jetën shoferi i kamionit që u rrokullis

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë