Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kush është Hedy Lamar, gruaja që shpiku Wifin-n

23/01/2024 - 11:56
në Tech
A A
Kush është Hedy Lamar, gruaja që shpiku Wifin-n
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Hedy Lamar ishte një ikonë bukurie. Ajo u nda nga jeta më 19 Janar të vitit 2000 duke lënë pas një trashëgimi të madhe. Ajo ishte fëmijë i vetëm në një familje të pasur austriake.

Mediat e huaja shkruajnë shumë për marrëdhënien e saj me të atin, i cili me profesion ishte bankier. Ai e merrte Hedy-n për shëtitje dhe në bisedat e tyre mbizotëronte dëshira për të ditur gjithçka mbi makineritë e kohës. Përpos kureshtjes në këtë fushë, Hedy shkonte në kurse baleti e pianoje.

Në moshën 12-vjeçare, ajo fitoi një konkurs bukurie në Vienë, por ajo që i interesonte ishte aktrimi, kështu që filloi të merrte mësime fshehurazi nga nëna e saj. Në moshën 19-vjeçare, ajo takoi një tregtar austriak armësh, i cili do të luante një rol kyç në jetën e saj dhe në realizimin e asaj që ne njohim sot. Ata u martuan në vitin 1933 dhe ajo e kuptoi menjëherë më pas se “krijimtaria e saj ishte mbytur nga ana e tij”.

“Ai ishte mbreti absolut në çdo gjë, unë isha si një kukull. Isha si një gjë, një vepër arti që duhej ruajtur dhe burgosur pa mendje dhe një jetë të vetën” , thoshte Hedy asokohe. Një nga gjërat që ajo nuk duronte fare te bashkëshorti ishin marrëdhëniet profesionale dhe miqësore të tij me Partinë Naziste.

4 vjet pas martesës së saj, ajo arriti të arratisej fillimisht në Paris dhe më pas në Londër. Nga karriera e saj e shkurtër në Evropën Qendrore kryesonte pjesëmarrja e saj në filmin pionier për kohën “Ecstasy”.

Të qenurit vetëm, pa të shoqin “toksik” dhe në një vend të largët si Amerika, vetëm sa i hapi rrugët e suksesit. Në SHBA ajo nënshkroi kontratën e saj të parë kinematografike, prej së cilës merrte 500 dollarë në javë (shumë e konsiderueshme për kohën).

Ishte Louis Mayer ai i cili e kuptoi talentin e saj dhe e ndihmoi të ngjiste shkallët në karrierë. Madje ai nisi ta promovonte atë si “gruan më të bukur në botë”. Për të, Lamarr ishte “Greta Garbo e re”.

Por nga ana tjetër, Lamarr e dashuronte teknologjinë dhe ishte tejet kreative. Piloti Howard Hughes, të cilin e takoi në një festë, i dha asaj grupin e parë të mjeteve, kështu që ajo filloi të punonte në ndërtime të ndryshme. Nëpërmjet Hughes, ajo vizitoi fabrikat e prodhimit të avionëve dhe filloi të përvetësonte njohuri të tjera të vlefshme që më vonë do të ishin shumë të dobishme për të. Hughes ishte i pari që kuptoi se Hedy ishte një “vajzë gjeni” kur ajo i tregoi një dizajn të sajin për ndërtimin e një krahu avioni.

Ndërsa karriera e saj vazhdoi me role të ndryshme nëpër filma, Lamarr nuk e la pas hobin e saj. Në vitin 1940 , sapo shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, ajo takoi muzikantin George Antheil, me të cilin ndante të njëjtën dashuri për inovacionin. Siç shprehej ai asokohe për mediat, Lamarr kurrë nuk e kishte dashur aq shumë Hollywood-in, sidomos në një periudhë kur bota po përjetonte luftën.

Kështu, Lamarr bashkë me Antheil bënë bashkë forcat dhe krijuan një sistem frekuencash përmes të cilit përdoruesit mund të zbulonin raketat e armikut dhe të parandalonin goditjet, diçka shumë e rëndësishme për ecurinë e një lufte, pasi Gjermania naziste bëri çdo përpjekje për të përjashtuar aleatët nga frekuencat e saj radio. Edhe pse mori patentë për këtë, ushtria amerikane nuk donte ta vinte në punë këtë zbulim të Lamarr. Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve të saj, patenta skadoi pas disa vitesh ndërkohë as ajo dhe as Antheil nuk kishin marrë asgjë nga shfrytëzimi i saj.

Ky zbulim gjenial i Lamarr qëndron pas WiFi, GPS dhe Bluetooth. Ishte baza për krijimin e të gjitha këtyre sistemeve të komunikimit, pa të cilat sot jeta jonë do të ishte krejtësisht ndryshe. Kontributi i saj nuk u njoh ashtu siç e meritonte sa ishte gjallë, megjithatë dashuria e botës për bukuroshen evropiane ishte një katalizator që të njihej kontributi i saj në përhapjen e inovacionit teknologjik, ndonëse shumë vonë.

E po të ndalemi tek jeta e saj personale, mbase do mërzitemi. Nga 6 martesa, ajo kishte 3 fëmijë, megjithatë ajo nuk kishte qenë kurrë e lumtur me asnjë nga bashkëshortët. Me djalin e saj të madh, James, ata nuk kishin folur për dekada, pasi ai ishte larguar nga shtëpia për një familje tjetër. Pas divorcit të saj përfundimtar në vitin 1965, Lamarr filloi të tërhiqej nga artet e shfaqjes deri në vitin 1981, kur u transferua përgjithmonë në Florida. Pak para se të ndërronte jetë prej një problem në zemër, ajo e kalonte kohën e saj kryesisht në ambiente të mbyllura, duke folur në telefon, madje edhe për 6 deri në 7 orë në ditë. Ngjan një fund i mjerë për një grua kaq të jashtëzakonshme! Megjithatë ajo do mbahet mend gjithmonë si e tillë

JU REKOMANDOJMË

Musk për zgjedhjet: Laseri hapësinor që zgjodha nuk funksionoi!

Musk për zgjedhjet: Laseri hapësinor që zgjodha nuk funksionoi!
05/11/2026 - 10:26

Sipas parashikimeve, demokratët kanë fituar si Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe Senatin në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA. Elon Musk ka bërë një reagim të çuditshëm...

Më shumëDetails

Binance mbulon 90% të 6.3 miliardë dollarëve të vjedhur në sulmin më të madh kibernetik në histori

Binance mbulon 90% të 6.3 miliardë dollarëve të vjedhur në sulmin më të madh kibernetik në histori
31/10/2026 - 20:15

Binance, bursa më e madhe në botë e kriptovalutave, ka njoftuar se ka mbuluar 90% të aseteve me vlerë prej 6.3 miliardë dollarësh (4.7 miliardë paund), të vjedhura...

Më shumëDetails

A do të na zëvendësojë AI në punë? Bill Gates tregon 3 fushat ku njerëzit do të jenë ende të nevojshëm

A do të na zëvendësojë AI në punë? Bill Gates tregon 3 fushat ku njerëzit do të jenë ende të nevojshëm
30/10/2026 - 11:32

Inteligjenca artificiale po ndryshon me shpejtësi tregun global të punës dhe në të ardhmen mund të marrë përsipër pjesën dërrmuese të detyrave që sot kryhen nga njerëzit. Ky...

Më shumëDetails

Brenda 20 minutash vidhen miliarda nga Binance, grabitja më e madhe në historinë e kriptove

Brenda 20 minutash vidhen miliarda nga Binance, grabitja më e madhe në historinë e kriptove
30/10/2026 - 08:21

Mbi 6.3 miliardë dollarë në kriptovaluta dyshohet se janë vjedhur nga Binance, një prej platformave më të mëdha në botë për tregtimin e aseteve digjitale. Një ekspert i...

Më shumëDetails

META zgjeron Inteligjencën Artificiale! Gjiganti amerikan hap një front të ri investimesh, gati 95 miliardë

META zgjeron Inteligjencën Artificiale! Gjiganti amerikan hap një front të ri investimesh, gati 95 miliardë
28/10/2026 - 15:34

95 miliardë dollarë në lojë për të fituar garën e inteligjencës artificiale. Meta, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram po ndërmerr një nga operacionet më të mëdha të...

Më shumëDetails

Rikthehet Fiati legjendar

Rikthehet Fiati legjendar
28/10/2026 - 15:05

Makinat Fiat të vogla të hapura dikur ishin një element kryesor i Rivierës Italiane. Ato drejtoheshin nga turistë të pasur, yje filmash dhe mysafirë të hoteleve luksoze, dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    233 Shpërndaje
    Shpërndaje 93 Tweet 58
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Del emri i punonjësit të bankës që dyshohet se hyri në llogarinë e Përparim Ramës

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Nora Istrefi blen këpucë me çmim marramendës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • IPK-ja kërkoi suspendimin e tij – Dhëndri i shefit të tenderëve në Polici, Ideal Shala i ‘Kia Kosova’ mori nëntë kontrata nga i njëjti institucion

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë