Lëvizja Vetëvendosje arriti të fitojë pa balotazh komunën e Podujevës me kandidatin Shpejtim Bulliqi.
Kandidati i VV-së arriti qysh në raundin e parë të fitojë 53,42% të votave, duke lënë pas kandidatin e LDK-së, Ekrem Hyseni, me 39,08%, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Por kush fitoi në fshatin e Agim Veliut, dikur figurë qendrore e LDK-së?
Sipas të dhënave nga KQZ në fshatin Bradash, që është fshati i lindjes se Agim Veliut, ka fituar kandidati i Vetëvendosjes Shpejtim Bulliqi, duke marrë 47.96% apo 541 vota.
Ai ka lënë pas Ekrem Hysenin e LDK-së, i cili mori 42.46% apo 479 vota.
Kujtojmë që Agim Veliu kohë më parë u “eliminua” politikisht nga LDK duke ia marrë degën në Podujevë e më pas duke mos e futur në listën e kandidatëve për deputet nga kjo parti.
Se kujt i ka ndihmuar në këto zgjedhje, kjo nuk dihet pasi ai nuk është deklaruar asnjëherë publikisht./Veriu.info/