Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kush u arrestua në Pejë gjatë operacionit “Qielli i Thyer” – ndër të ndaluarit edhe pronari i një kompanie derivatesh

03/06/2025 - 17:09
në Kryesore, Lajme
A A
Kush u arrestua në Pejë gjatë operacionit “Qielli i Thyer” – ndër të ndaluarit edhe pronari i një kompanie derivatesh
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Operacioni i gjerë kundër krimit të organizuar sot, i koduar “Qielli i Thyer”, ka përfshirë edhe rajonin e Pejës, ku janë arrestuar disa persona të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të narkotikëve dhe pastrim parash.

Sipas burimeve të Sinjalit, në Pejë janë ndaluar Blerim Sharapolli, Kenan Brovina, Abedin Gjakova si dhe Rexhep Nikqi, pronar i kompanisë së karburanteve “Gryka Petroll”, përcjell Insajderi.

Të arrestuarit dyshohen për veprat penale krim i organizuar, trafikim me narkotikë dhe pastrim parash, të cilat, sipas Prokurorisë Speciale, janë kryer përmes përdorimit të aplikacionit të enkriptuar SkyECC – një mjet i përdorur gjerësisht nga rrjete kriminale për komunikim të fshehtë.

Operacioni është zhvilluar njëkohësisht në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjilan, me pjesëmarrjen e rreth 600 zyrtarëve policorë dhe është rezultat i një hetimi të gjatë të përkrahur nga autoritetet e Belgjikës, Holandës dhe Europol-it.

Gjatë bastisjeve në 47 lokacione janë sekuestruar: Lëndë narkotike, 129 vetura, 134,900 € para të gatshme, 20,040 franga zvicerane, 13,000 € para të falsifikuara, 36 armë, 1,569 fishekë, 9 orë dore luksoze, laptopë, telefona dhe pajisje të tjera, si dhe një makinë për paketimin e heroinës dhe kokainës.

Po ashtu janë ngrirë 400 mijë euro në llogari bankare, si dhe janë vendosur urdhër-ndalime mbi pasuritë e paluajtshme të të dyshuarve.

Operacioni u udhëheq nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) dhe vjen si pjesë e përpjekjeve për të çmontuar rrjetet e krimit të organizuar në vend dhe më gjerë.

“Operacioni ‘Qielli i Thyer’ u mbështet nga një shkëmbim efektiv i të dhënave me autoritetet e Belgjikës, Francës, Holandës dhe Europol-it, që mundësuan një koordinim të ngushtë ndërkombëtar. Prokurori i PSRK-së ishte i pranishëm gjatë realizimit të urdhër kontrollit dhe e ka udhëhequr drejtpërdrejt operacionin”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

JU REKOMANDOJMË

Statovci për projektin e transformimit të sheshit “Xhorxh Bush”: Më i gabuari i mundshëm
Lajme

A i ka numrat VV-ja për Qeverinë Konjufca? Flet Jeta Statovci

13/11/2025 - 20:42
Kolonelë e oficerë nga 16 shtete vizitojnë vendin: Osmani: Shënon moment të rëndësishëm për Kosovën
Lajme

Kolonelë e oficerë nga 16 shtete vizitojnë vendin: Osmani: Shënon moment të rëndësishëm për Kosovën

13/11/2025 - 20:12
“Këtu do të shpërthejë një skandal më i madh”, për çfarë informacioni flet avokati i Ridvan Muharremit e që lidhet me sekret shtetëror?
Lajme

“Këtu do të shpërthejë një skandal më i madh”, për çfarë informacioni flet avokati i Ridvan Muharremit e që lidhet me sekret shtetëror?

13/11/2025 - 19:47
Dosja e Prokurorisë ndaj 12 zyrtarëve policorë dhe dy doganierëve të akuzuar për ryshfet në pikën kufitare Qafë Prush
Lajme

Këta janë dy policët që u suspenduan pas konfliktit fizik në Prizren

13/11/2025 - 19:33
Zgjedhjet komunale, Haradinaj konfirmon bisedimet me Krasniqin e Abdixhikun- Lë hapësirë për bashkëpunim edhe me VV
Kryesore

S’ka votë për Konjufcën, AAK përfundon mbledhjen e Kryesisë: “Duhet të shpallen zgjedhjet”

13/11/2025 - 19:29
Çitaku reagon pasi Bedri Hamza shpalli kandidaturën për kryetar: Së bashku do hapim një kapitull të fitoreve
Lajme

Çitaku reagon pasi Bedri Hamza shpalli kandidaturën për kryetar: Së bashku do hapim një kapitull të fitoreve

13/11/2025 - 18:55

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këtu do të shpërthejë një skandal më i madh”, për çfarë informacioni flet avokati i Ridvan Muharremit e që lidhet me sekret shtetëror?

    “Këtu do të shpërthejë një skandal më i madh”, për çfarë informacioni flet avokati i Ridvan Muharremit e që lidhet me sekret shtetëror?

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Sadri Ramabaja e përmendi si kryetarin e ardhshëm potencial të PDK-së, reagon Bardhyl Mahmuti

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • LDK jep arsyet se pse 28 dhjetori s’është datë e mirë për zgjedhjet: Është problem të organizohen në mënyrën më të mirë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Bisedat në WhatsApp, Rozeta Hajdari dyshohet për rrezikim të sigurisë kombëtare: “Rid, ruaje për veti..”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ministrja Hajdari deklarohet për gjendje të varfër ekonomike, përkundër pagës prej 1749 euro

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë