Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kushëriri i Thaçit: E rrejta nënën e Hashimit, i thashë se masnesër ka me ardhë me të kap për qafe

17/09/2026 - 08:23
në Lajme
A A
Kushëriri i Thaçit: E rrejta nënën e Hashimit, i thashë se masnesër ka me ardhë me të kap për qafe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Milazim Thaçi, kushëri i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka rrëfyer për “Debat Plus” një bisedë që kishte pasur me nënën e Thaçit, para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se dy ditë para aktgjykimit kishte vizituar nënën e Hashim Thaçit dhe, me shpresën se djali i saj do të lirohej, i kishte thënë se Hashimi do të kthehej masnesër.

“Pardje kam qenë te nëna e Thaçit. Bile unë e rrejta, i thashë: ‘Masnesër ka me ardh me të kap për qafe Hashimi’, e nuk më doli ashtu, e rrejta”, ka deklaruar Milazim Thaçi.

Ai ka thënë se nëna e Hashim Thaçit është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe se pas aktgjykimit nuk kishte pasur forcë ta vizitonte.

“Ajo është sëmurë shumë e sot nuk kam qenë hiç, se jam mërzit vetë unë e krejt familja, krejt mahalla, krejt Kosova”, ka thënë ai.

Milazim Thaçi ka treguar edhe fjalët që, sipas tij, nëna e Hashim Thaçit i kishte thënë gjatë vizitës.

“Ajo tha: ‘Të lumtë goja, ishalla na vjen sa më shpejt, jo vetëm djali i saj, po krejt ata që janë aty’”, ka rrëfyer ai.

Kushëriri i Thaçit e ka cilësuar aktgjykimin si një padrejtësi të madhe, duke përmendur edhe përvojën e tij në Hagë në vitin 2002, gjatë procesit ndaj Slobodan Millosheviq.

“Padrejtësi e madhe, pasha Zotin. Unë kam qenë në 2002 në Hagë kundër Slobodan Millosheviqit. Atëherë kanë qenë vetëm 60 dëshmitarë, a tash për çlirimtarët tanë janë bërë 260 a 300, sa po thonë. Vallahi marri është”, ka deklaruar ai.

Milazim Thaçi ka shprehur shqetësimin e tij edhe për faktin se ka pasur shqiptarë që kanë dëshmuar kundër shqiptarëve.

“Pse ka shqiptarë kundër shqiptarëve, unë nuk di çfarë të them. Na nuk kishim miq e as nuk po ua dishim vlerën lirisë. Sot unë i lirë, me tana të mirat…”, ka deklaruar ai.

JU REKOMANDOJMË

Walker pas aktgjykimit: Pse nuk është thirrur Vuçiqi në Hagë?

Walker pas aktgjykimit: Pse nuk është thirrur Vuçiqi në Hagë?
17/09/2026 - 08:10

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, e ka cilësuar një moment të keq për Kosovën, Ballkanin dhe Evropën vendimin e Dhomave të Specializuara në...

Më shumëDetails

Pas protestave të tensionuara, mëngjes i qetë te objekti i EULEX-it

Pas protestave të tensionuara, mëngjes i qetë te objekti i EULEX-it
17/09/2026 - 08:06

Mëngjesi i së enjtes ka nisur i qetë në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, konkretisht në pjesën ku ndodhet objekti i EULEX-it.Kjo zonë gjatë mbrëmjes së djeshme ishte e rrethuar...

Më shumëDetails

81 vjet burg për katër ish-krerët e UÇK-së, Kosova reagoi fuqishëm – protestë, tensione dhe thirrje për apel

81 vjet burg për katër ish-krerët e UÇK-së, Kosova reagoi fuqishëm – protestë, tensione dhe thirrje për apel
17/09/2026 - 07:48

16 shtatori solli një nga ditët më të rëndësishme dhe më të ngarkuara për Kosovën, pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë...

Më shumëDetails

Protestuesit hedhin gurë në drejtim të objektit të EULEX-it

Protestuesit hedhin gurë në drejtim të objektit të EULEX-it
16/09/2026 - 23:39

Qytetarët e mbledhur gjatë ditës në sheshin e Prishtinës, të pakënaqur me vendimin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, mbrëmjen e sotme kanë mbërritur te objekti i...

Më shumëDetails

Lushtaku: Ermal Sadiku i ka nënshkrimet e gjithë deputetëve të PDK-së për propozimin që Thaçi të votohet për president

Lushtaku: Ermal Sadiku i ka nënshkrimet e gjithë deputetëve të PDK-së për propozimin që Thaçi të votohet për president
16/09/2026 - 22:59

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka përgëzuar deputetin e LDK-së, Ermal Sadiku, për qëndrimin e tij dhe për propozimin që Hashim Thaçi të votohet President i Republikës së...

Më shumëDetails

Avokati i Veselit: Jemi shokuar – klienti im do të veprojë për të pastruar emrin e tij

Avokati i Veselit: Jemi shokuar – klienti im do të veprojë për të pastruar emrin e tij
16/09/2026 - 22:40

Avokati i ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, Rodney Dixon, në një intervistë ekskluzive me gazetarin dhe autorin e emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi, pas aktgjykimit të sotëm në Gjykatën...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë