Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kushtetuesja merr vendim: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

10/07/2025 - 17:14
në Lajme
A A
Kushtetuesja merr vendim: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin në rastin KO35/24, të iniciuar nga Avokati i Popullit, i cili kërkoi vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-248 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Gjykata, me vendim unanim, konstatoi se neni 4 i Ligjit të kontestuar, i cili shton nenin 8A në Ligjin bazik, nuk është në kundërshtim me nenin 24 të Kushtetutës (Barazia para Ligjit), si dhe me nenin 14 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nenin 1 të Protokollit nr. 12 të kësaj Konvente.

Përmes këtij aktgjykimi, Gjykata vlerësoi se ligjvënësi ka respektuar gjetjet e mëparshme të Gjykatës në rastin KO190/19, duke eliminuar diskriminimin e mëhershëm ndaj punëtorëve të ndërmarrjeve shoqërore, policisë, gjyqësorit dhe të tjerëve, të cilët ishin përjashtuar nga e drejta për pension kontributpagues të moshës.

Me ndryshimet ligjore, është krijuar një skemë e re pensionale – “pension parcial kontributpagues i moshës”, që u njeh të drejtën në pension të gjithë punëtorëve të dëbuar nga puna gjatë viteve 1989–1999 si pasojë e masave të dhunshme, edhe në rastet kur nuk arrijnë stazhin e plotë prej 15 vitesh.

Gjykata theksoi se nuk kërkohet më dëshmi për pagesë të kontributeve për vitet 1989–1999, por vetëm dëshmi që punëtori është larguar nga puna gjatë kësaj periudhe.

Në këtë mënyrë, është eliminua pabarazia ndërmjet grupeve të punëtorëve, duke siguruar trajtim të barabartë dhe gjithëpërfshirës në të drejtën për pension.

Përfundimisht, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se Ligji i kontestuar garanton një ekuilibër të drejtë ndërmjet interesit publik dhe të drejtave themelore të individëve, duke përmbushur standardet kushtetuese dhe ndërkombëtare për ndalimin e diskriminimit.

JU REKOMANDOJMË

Punimet nisën pa leje – Ministria që udhëhiqet nga Hajrulla Çeku tërhiqet në moment të fundit nga projekti në Fushë Kosovë
Lajme

Punimet nisën pa leje – Ministria që udhëhiqet nga Hajrulla Çeku tërhiqet në moment të fundit nga projekti në Fushë Kosovë

10/07/2025 - 22:56
Kajtazi: Unë pres gjithçka prej një partie që e ka sulmu Kuvendin me zollë
Lajme

Dy mijë tenderë njëburimor të Qeverisë së Albin Kurtit nën hetime, Kajtazi: Prokurorisë Speciale i duhen 200 prokurorë

10/07/2025 - 22:30
VV mban konferencë për media nesër, gjysmë orë para seancës, s’dihet arsyeja
Lajme

VV mban konferencë për media nesër, gjysmë orë para seancës, s’dihet arsyeja

10/07/2025 - 22:23
Bllacës i kishte mbetur hatri nga Albulena Haxhiu që se kishte vizituar në burg
Kryesore

Bllacës i kishte mbetur hatri nga Albulena Haxhiu që se kishte vizituar në burg

10/07/2025 - 22:19
Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër
Kryesore

Bilall Kqiku i kërkuari për vr’asje, hidhet nga kati i katërt për t’i ikur Policisë, përfundon në Emergjencë

10/07/2025 - 22:14
Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër
Lajme

Ngjarje e rëndë në lagjen e Spitalit, dyshohet se një person ka vde’kur

10/07/2025 - 21:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Kishte një dëshirë”, vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të dy orë para vde’kjes

    “Kishte një dëshirë”, vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të dy orë para vde’kjes

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • LAJMI I FUNDIT: Therret me thikë një person në Mitrovicë, kjo është gjendja e tij

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Këta janë dy personat e arrestuar për djegien e “GATE Club”

    295 Shpërndaje
    Shpërndaje 118 Tweet 74
  • Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Mbindërtim pa leje në çatinë e “Mitrovica Mall”, Inspeksioni i jep një ditë afat investitorit Riad Bashota ta demolojë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë