Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kushtetuesja në Hagë ia rrëzon ankesën, Salih Mustafës përfundimisht i mbetet dënimi me 15 vjet burg

10/07/2025 - 18:18
në Lajme
A A
Klinaku: Vendimi i Apelit ndaj “Calit”, skandaloz dhe politik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese në Hagë e ka rrëzuar edhe ankesën e fundit të Salih Mustafës, ish-eprorit të UÇK-së i njohur me nofkën ‘Cali’.

Kushtetuesja e Hagës ka konstatuar se nuk ka pasur asnjë shkelje kushtetuese në vendimin për dënim me 15 vjet burg. Si rezultat, çështja e Salih Mustafës mund të quhet e mbyllur, dhe me vendim përfundimtar.

“Më 9 korrik 2025, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese (DHSGJK) hodhi poshtë referimin e Salih Mustafës, i cili pretendonte se dënimi i tij me 15 vjet burg për krimin e luftës të vrasjes së paligjshme shkel nenin 33(3) të Kushtetutës së Kosovës dhe se ishte joproporcional në raport me veprën penale. Dhoma e Specializuar konstatoi se kërkesa është e papranueshme, në përputhje me rregullën 14(f) të Rregullores së Punës të DHSGJK-së, duke konstatuar se Mustafa nuk ka arritur të provojë se dënimi i shqiptuar përbënte shkelje të të drejtave themelore sipas Kushtetutës”, thuhet në njoftim.

Si rezultat, ‘Cali’ është i dënuari i parë për krime të luftës nga Gjykata Speciale që me vendim të prerë, përfundon të gjitha shkallët gjyqësore në Hagë.

Vetëm pak kohë më parë, Gjykata Kushtetuese kishte rrëzuar tjetër ankesë të Mustafës.

Edhe atë për dënimin më të favorshëm, që Gjykata Speciale nuk po e merr parasysh e që është praktikë ndërkombëtare.

Sipas Konventës për të Drejtat e Njeriut, për një të dënuar merret parasysh ligji më i favorshëm, që në këtë rast është Kodi Penal i ish-Jugosllavisë, që ka qenë në fuqi kur është kryer vepra.

Megjithatë, Gjykata Speciale kishte thënë se nuk janë të detyruar ta zbatojnë këtë konventë.

“Z. Mustafa gjithashtu u ankua se Paneli i Gjykatës Supreme nuk kishte identifikuar me saktësi dispozitën ligjore më të butë për dënimin e tij kur përjashtoi që ligjin që kishte qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprave penale. Në lidhje me këtë, Dhoma e Gjykatës Kushtetuese kujtoi se mbi bazën e nenit 162(1) të Kushtetutës së Kosovës, Dhomat e Specializuara funksionojnë në pajtim me kornizën e tyre ligjore brenda sistemit juridik të Kosovës. Rrjedhimisht të drejtat dhe liritë themelore të garantuara në Kapitullin II të Kushtetutës vlejnë në kontekst të kësaj kornize autonome. Gjithashtu u konstatua se i vetmi ligj detyrues në fuqi lidhur me dënimin në Dhomat e Specializuara është Ligji nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, që nuk u kërkon trupave gjykues të zbatojnë ligje të tjera të Kosovës në dhënien e dënimeve për krime ndërkombëtare, por vetëm t’i mbajnë parasysh ato ligje. Për këtë arsye u konstatua se pretendimi i z. Mustafa për shkelje të Kushtetutës së Kosovës ose të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e Të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, nuk qëndronte”, thuhej në reagim.

Mbetet të shihet nëse Mustafa do ta vuajë dënimin në Hagë, apo në Belgjikë, pas marrëveshjes që arriti Gjykata Speciale me shtetin belg.

Sali Mustafa ishte dënuar me 26 vjet burgim. Më pas, Apeli e uli dënimin në 22 vjet.

Megjithatë, pas vendimit të Supremes, Apeli e uli sërish dënimin në 15 vjet.

Në vendim thuhej se denimi me 22 vjet burgim është i pa arsyeshëm dhe jo proporcional. Paneli ka konsideruar se dënimi me 15 vjet burgim, duke marrë parasyshë edhe paraburgimin e tij, që nga arrestimi, pra 24 shtator 2020, reflekton përgjegjësinë reale të Mustafës në këtë rast.

JU REKOMANDOJMË

Punimet nisën pa leje – Ministria që udhëhiqet nga Hajrulla Çeku tërhiqet në moment të fundit nga projekti në Fushë Kosovë
Lajme

Punimet nisën pa leje – Ministria që udhëhiqet nga Hajrulla Çeku tërhiqet në moment të fundit nga projekti në Fushë Kosovë

10/07/2025 - 22:56
Kajtazi: Unë pres gjithçka prej një partie që e ka sulmu Kuvendin me zollë
Lajme

Dy mijë tenderë njëburimor të Qeverisë së Albin Kurtit nën hetime, Kajtazi: Prokurorisë Speciale i duhen 200 prokurorë

10/07/2025 - 22:30
VV mban konferencë për media nesër, gjysmë orë para seancës, s’dihet arsyeja
Lajme

VV mban konferencë për media nesër, gjysmë orë para seancës, s’dihet arsyeja

10/07/2025 - 22:23
Bllacës i kishte mbetur hatri nga Albulena Haxhiu që se kishte vizituar në burg
Kryesore

Bllacës i kishte mbetur hatri nga Albulena Haxhiu që se kishte vizituar në burg

10/07/2025 - 22:19
Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër
Kryesore

Bilall Kqiku i kërkuari për vr’asje, hidhet nga kati i katërt për t’i ikur Policisë, përfundon në Emergjencë

10/07/2025 - 22:14
Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër
Lajme

Ngjarje e rëndë në lagjen e Spitalit, dyshohet se një person ka vde’kur

10/07/2025 - 21:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Kishte një dëshirë”, vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të dy orë para vde’kjes

    “Kishte një dëshirë”, vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të dy orë para vde’kjes

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • LAJMI I FUNDIT: Therret me thikë një person në Mitrovicë, kjo është gjendja e tij

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Këta janë dy personat e arrestuar për djegien e “GATE Club”

    295 Shpërndaje
    Shpërndaje 118 Tweet 74
  • Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Mbindërtim pa leje në çatinë e “Mitrovica Mall”, Inspeksioni i jep një ditë afat investitorit Riad Bashota ta demolojë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë