Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kushtetuesja ua “mbyll gojën” Osmanit dhe Haxhiut: Nuk e thonë asnjë fjalë pas rrëzimit të kërkesave

31/03/2026 - 19:07
në Kryesore, Lajme
A A
Kushtetuesja ua “mbyll gojën” Osmanit dhe Haxhiut: Nuk e thonë asnjë fjalë pas rrëzimit të kërkesave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja Vjosa Osmani de kryeparlamantajra Albulena Haxhiu nuk e kanë thënë asnjë fjalë rreth vendimeve të djeshme të Gjykatës Kushtetues, e cila nuk ua ka pranuar kërkesat.

Kanë kaluar gati 24 orë që Kushtetuesja ka rrëzuar kërkesat e tyre dhe dy zyrtaret më të larta shtetërore nuk e kanë thënë asnjë fjalë për këtë çështje.

Në njoftimet e gjykatës është thënë se gjyqtarët njëzëri kanë vendosur që kërkesa e presidentes Osmani në lidhje me anëtarët e KQZ-së të shpallet si e pa pranueshme.

Gjithashtu dje kjo gjykatë ka njoftuar se e njëzëri është vendosur që të hedhet poshtë edhe kërkesa e kryeparlamenatres Haxhiu, e cila i kishte kërkuar gjykatës të detyrojë deputetët të qëndrojnë në sallë gjatë zgjedhjes së Presidentit.

Ndonëse Osmani dhe Haxhiu janë juriste me profesion, Kushtetuesja ka treguar se ato ia kanë huqur me kërkesat e tyre.

Zyrtarët e opozitës dhe të shoqërisë civile kanë vlerësuar se kjo tregon se Osmani dhe Haxhiu bëjnë kërkesa të paqëndrueshme në Gjykatë Kushtetuese.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka komentuar vendimin e gjykatës në raport me kërkesën e kryeparlametares.

“Gjykata Kushtetuese ka vendosur të hedhë poshtë kërkesën e Kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe 9 deputetëve të tjerë të LVV-së, me të cilën kërkohej që Gjykata të detyrojë deputetët të qëndrojnë në sallë gjatë zgjedhjes së Presidentit. Kjo kërkesë, që nga fillimi, ishte jo vetëm absurde, por edhe juridikisht e paqëndrueshme dhe pa asnjë bazë kushtetuese. Ajo që e bën këtë rast edhe më domethënës është fakti se Gjykata ka nxjerrë “Vendim për hedhje poshtë të kërkesës”, një formë vendimmarrjeje që ndodh shumë rrallë dhe përdoret vetëm kur një kërkesë dështon të kalojë edhe testet më elementare për shqyrtim. Me fjalë të tjera, kjo kërkesë nuk është refuzuar pas një analize të thellë, ajo është rrëzuar që në bazë, sepse nuk përbënte as çështje kushtetues”, ka shkruar Gruda në profilin e tij në Facebook.

Edhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar vendimet e Kushtetuese.

“Të papranueshme kërkesat e të dyjave, Vjosa Osmanit dhe Albulena Haxhiut”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Kurse, hulumtuesi i IKD-së, Naim Jakaj, e ka cilësuar të pritshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së kryeparlamentares Albulena Haxhiu.

Sipas tij, kërkesa ishte e gabuar, pasi një aktgjykim i vitit 2016 përcakton se deputetët nuk mund të detyrohen të marrin pjesë në votim.

“Deputetët nuk mund të detyrohen të marrin pjesë në seancë dhe të votojnë pro, kundër apo të abstenojnë”, ka thënë Jakaj, duke shtuar se pjesëmarrja në zgjedhjen e presidentit mbetet çështje vullneti politik.

JU REKOMANDOJMË

Bashkimi Evropian reagon për anulimin e samitit të Bërdo-Brionit

Moska kërcënon Serbinë, Vuçiq në Ukrainë për herë të parë, Rusia lëshon raketa e dronë
31/03/2026 - 19:58

Bashkimi Evropian (BE) ka shprehur keqardhje të martën për anulimin e takimit të Bërdo-Brionit, i cili ishte paraparë të mbahej në maj. “Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë...

Më shumëDetails

Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte, për popullin tonë, për gjeneratat tona që shtruan rrugën për këtë ditë!

Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte, për popullin tonë, për gjeneratat tona që shtruan rrugën për këtë ditë!
31/03/2026 - 19:53

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebooki para ndeshjes Kosovë-Turqi.Abdixhiku tha se sonte një popull i tërë është me sy,...

Më shumëDetails

Mediumi amerikan: Kosova fiton kundër Turqisë

Mediumi amerikan: Kosova fiton kundër Turqisë
31/03/2026 - 18:56

  Mediumi amerikan ESPN ka publikuar një analizë për finalen e “play-off”-it drejt Kupës së Botës 2026 mes Kosovës dhe Turqisë, duke e parë Kosovën si fituese të...

Më shumëDetails

“Trafiku Urban” me një njoftim me rëndësi para ndeshjes Kosovë-Turqi

“Trafiku Urban” me një njoftim me rëndësi para ndeshjes Kosovë-Turqi
31/03/2026 - 18:52

Ndërmarrja “Trafiku Urban” ka bërë të ditur se mund të ketë vonesa gjatë mbrëmjes së sotme, për shkak të bllokimit të disa rrugëve shkaku i finales Kosovë-Turqi. Në...

Më shumëDetails

Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësuesit e shteteve që kontribuojnë me trupa në Kosovë

Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësuesit e shteteve që kontribuojnë me trupa në Kosovë
31/03/2026 - 18:49

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, priti ambasadorët, krerët e misioneve dhe përfaqësuesit e lartë kombëtarë nga 33 vendet kontribuese me trupa. Takimi u zhvillua në...

Më shumëDetails

‘‘Hajde Kosovë, forca’’, Hargreaves: Jam i emocionuar, shpresoj që Kosova do i bashkohet Anglisë e Skocisë

‘‘Hajde Kosovë, forca’’, Hargreaves: Jam i emocionuar, shpresoj që Kosova do i bashkohet Anglisë e Skocisë
31/03/2026 - 18:32

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është shprehur i emocionuar për ndeshjen e sotme mes Kosovës dhe Turqisë për kualifikim në Kupën e Botës. Ambasadori ka thënë se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Debat me tone të ashpra mes Haradinajt dhe Rexhajt: Përkthyes i UNMIK-ut – unë i hapi krejt

    Debat me tone të ashpra mes Haradinajt dhe Rexhajt: Përkthyes i UNMIK-ut – unë i hapi krejt

    186 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 47
  • E zbulon Gjinovci, ja çka iu konfiskua Shkelzen Gashit

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Policia dhe inspektorët kontrolluan në ‘klinikën’ e Teuta Tunuzliut – zbuluan se injektonte fillerë pa licencë, i ndaluan ofrimin e shërbimeve shëndetësore

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ky është i dyshuari për vjedhjen në argjendarinë “OXA GOLD” në Prishtinë

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Burri i kryeparlamentares në ofensivë me akuza pas protestës së veteranëve

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë