Kuvendi Komunal i Deçanit ka thirrur mbledhje urgjente për të diskutuar lidhur me aktgjykimin dënues në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Kjo mbledhje është thirrur për nesër dhe do të mbahet nga ora 11:00.
Kuvendarëve do t’u adresohen kryetari i Asamblesë Komunale, kreu i komunës së Deçanit, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, përfaqësues të bashkësive fetare, përfaqësues të OJQ-ve, e të tjerë.
Gjithashtu, Kuvendi Komunal i Deçanit ka paraparë edhe nxjerrjen e një deklarate “Jo në emrin tim”.














