Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kuvendi mban dy seanca këtë javë, kur pritet të të diskutohet për Trustin

14/03/2022 - 15:56
në Kryesore, Lajme
A A
Kuvendi mban dy seanca këtë javë, kur pritet të të diskutohet për Trustin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kuvendi i Kosovës këtë javë mban dy seanca. Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për media, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila.

Në një konferencë për media të mbajtur pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Kusari – Lila tha se të martën do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për lidhur me rritjen e çmimeve.

Kusari: “Pastaj për seancë të re të rregullt mbetet të shihet në mbledhjen e radhës së Kryesisë, qoftë nesër ose një nga ditët në vazhdim. Megjithatë këtë javë priten dy seanca, nesër seancë e jashtëzakonshme dhe pasnesër vazhdim i seancave të pambyllura deri më tani”, tha Kusari Lila.

Përveç vendimeve të cilat janë në kompetencë të kryetarit të Kuvendit, Kusari Lila bëri të ditur që nesër me kërkesë të grupeve parlamentare të opozitës, do të mbahet një debat në lidhje me rritjet e çmimeve.

Kusari: “U morën vetëm vendimet të cilat janë ose obligime kushtetuese ose në kompetencë të kryetarit të Kuvendit. Kemi një kërkesë të grupeve parlamentare të opozitës, për debat parlamentar i cili mbahet nesër në fillim në orën 11:00 për rritjet e çmimeve dhe situatën aktuale të ndërtuar. Ndërsa, kryetari i Kuvendit caktoi seancën tjetër ditën e mërkurë, e cila do të përfshijë vazhdimin e trajtimit të pikave të pambyllura nga seancat e mëhershme, nga seancat e datës 24-26 janar, 22,23,24,25 shkurt”, tha Kusari Lila.

E pyetur se a janë caktuar këto në bazë të mandatit që ka kryetari, ajo tha se debati parlamentar parashihet të mbahet në bazë tët nënshkrimeve të deputetëve.

Kusari Lila: “E para kërkesë për debat parlamentar ishte me 40 nënshkrime, që është me automatizëm në ditën, orën që e caktojnë deputetët që kanë nënshkruar, ndërsa e dyta po në kompetencë të Kryetarit të Kuvendit”, u shpreh Kusari Lila.

Në mungesë të kuorumit, sot, ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

JU REKOMANDOJMË

Irani lëshon valën e dytë dhe të tretë të raketave drejt Izraelit: Objektivi kryesor është Tel Avivi
Lajme

Raportohet se ka filluar faza e katërt e operacionit të Iranit kundër Izraelit

15/06/2025 - 23:29
Dorëzohet Peci: Nuk i kemi numrat për kryeparlamentarin (Video)
Lajme

Ministria e Pecit pagoi afro 4 milionë euro qera për hapësirat ku qëndroi

15/06/2025 - 23:25
Izraeli vret shefin e inteligjencës iraniane dhe zëvendësin e tij
Lajme

Izraeli vret shefin e inteligjencës iraniane dhe zëvendësin e tij

15/06/2025 - 22:43
Deklarata e Trump, Hoxhaj: Mund të jemi temë në agjendën e politikës së jashtme amerikane
Kryesore

Deklarata e Trump, Hoxhaj: Mund të jemi temë në agjendën e politikës së jashtme amerikane

15/06/2025 - 22:30
Armend Muja, kandidaturë e pranuar brenda VV-së në Mitrovicë – figurat e tjera nuk po gëzojnë mbështetjen e strukturave të partisë
Lajme

Armend Muja, kandidaturë e pranuar brenda VV-së në Mitrovicë – figurat e tjera nuk po gëzojnë mbështetjen e strukturave të partisë

15/06/2025 - 22:12
Syla për deklaratën e Trump për Kosovën dhe Serbinë: Puna është fort keq…
Lajme

Syla për deklaratën e Trump për Kosovën dhe Serbinë: Puna është fort keq…

15/06/2025 - 22:08

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Trump dhe Kosova, çfarë marrëveshje kishte negociuar në vitin 2020 dhe a do t’i kthehet asaj

    Trump paralajmëron se do t’i kthehet Kosovës dhe Serbisë: Biden i mori disa vendime të marra, unë do t’i rregullojë përsëri

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Dalin detaje të reja nga festa, vuloset gjithçka nga Sara e Eriku

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Raketa balistike iraniane godet Izraelin qendror (Video)

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Indeksonline: Agim Bahtiri pritet të jetë kandidat i pavarur në Mitrovicë, Armend Muja kandidat i VV-së?

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Trump i vuri veton planit izraelit për të vrarë udhëheqësin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë