Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ky është ekipi i Policisë së Kosovës në krye me komandantin Skender Sadiku që ndaloi hyrjen e trenit serb në Kosovë sot 8 vite më parë

14/01/2025 - 12:34
në Kryesore, Lajme
A A
Ky është ekipi i Policisë së Kosovës në krye me komandantin Skender Sadiku që ndaloi hyrjen e trenit serb në Kosovë sot 8 vite më parë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot bëhen saktësisht 8 vite që kur Kosova ndaloi hyrjen e trenit serb në Kosovë, i cili ishte i mbështjellë me afishe nacionaliste.

E në krye të kësaj detyre ishte policia e Kosovës, e cila gjithëherë ka qenë në krye të detyrës duke zbatuar ligjin e Republikës së Kosovës.

Gazeta Online Veriu.info sjellë ekskluzivisht fotografinë e ekipit të Policisë që ishte e gatshme ta ndalojë hyrjen e këtij treni serb, që konsiderohej dhuratë nga Rusia.

Këtij ekipi i printe komandanti i Policisë Skender Sadiku, që shihet në pamjet e mëposhtme:

Policia e Kosovës nuk kishte lejuar që të hynte në Kosovë një tren udhëtarësh dhe me zyrtarë të qeverisë së Serbisë që ishte nisur nga Beogradi me destinacion veriun e Kosovës e banuar me shumicë serbe. Autoritetet e Serbisë pa marrë leje nga autoritetet e Kosovës, të shtunën me (14.01.2017) dëshironin ta përuronin, siç thanë, linjën e re të trenit Beograd- Veriu i Kosovës, për herë të parë që nga përfundimi i luftës. Treni serb që thuhet se ishte dhuratë nga qeveria e Rusisë, ishte i mbuluar me ngjyrat e flamurit të Serbisë, në të mbante mbishkrimin në 21 gjuhë të botës ”Kosova është Serbi”, dhe muret brenda trenit ishin të veshura me fotografi dhe ikona mesjetare të manastireve serbe në Kosovë.

Për autoritetet e Prishtinës ky kishte qenë një provokim nga Serbia dhe hyrja e Trenit serb në Kosovë pa leje të autoriteteve përkatëse, siç thanë “cënon sovranitetin e Republikës së Kosovës”.

Institucionet e Kosovës kishin dhënë urdhër që ky tren të ndalohej, dhe kësaj ekipe të Policisë i printe komandanti i Policisë Skender Sadiku.

Në orët e mbëmjes së asaj dite para 8 vitesh, në një konferencë të jashtëzakonshme, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuqic, kishte thënë se institucionet e Kosovës me trupa të shtuara policore nuk kishin lejuar trenin serb që të hyjë në Kosovë dhe për këtë ai thoshte se e kishte informuar edhe shefen për politikë të jashtme të BE-së, Federika Mogherini.

Në fund treni serb nuk ishte lejuar të hyjë në Kosovë falë profesionalizmit dhe këmbëngulësisë së Policisë së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një 22-vjeçar
Lajme

Sulmohet dhe ndiqet me armë një qytetar në Vushtrri – Policia në kërkim të të dyshuarëve

07/07/2025 - 08:08
Deputetët lirojnë Kuvendin, ua kërkon policia
Lajme

Sot deputetët mblidhen në përpjekjen e 43’të për të konstituar kuvendin

07/07/2025 - 07:58
Faton Peci “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”
Kryesore

Faton Peci “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

06/07/2025 - 22:48
Terroristët e Banjskës po e ruajnë Vuçiqin, BE-së i dorëzohet lista me policë serbë
Kryesore

Terroristët e Banjskës po e ruajnë Vuçiqin, BE-së i dorëzohet lista me policë serbë

06/07/2025 - 22:22
Jashari i reagon Deharit: Po e shtrembëroni kuptimin e aktgjykimit kushtetues dhe të drejtës parlamentare
Kryesore

Jashari i reagon Deharit: Po e shtrembëroni kuptimin e aktgjykimit kushtetues dhe të drejtës parlamentare

06/07/2025 - 22:01
Deputeti i LDK-së e krahason Kurtin me liderët sovjetikë pas lëvdatave që ia bëri sukseseve te veta
Kryesore

Mustafa i reagon Deharit: Vendimi i tij pa pyet askënd, për të ndryshuar mënyrën e votimit, qenka kushtetues

06/07/2025 - 21:42

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë në mesantë, bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore

    “Nuk ta çoj grurin në mulli se ka tollovi” – Ky është i dyshuari që përfundoi në pranga për rrahje dhe të shtëna me armë në Vushtrri

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • “U gjet bomba e vërtetë”, Duda Balje flet për komentet që merr rreth fizikut të saj

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Mark Rutte : Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi dhe Putin

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Faton Peci “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • E mbylli nënën dhe motrën në shtëpi për të pirë kafe rehat me bashkëshorten – Arrestohet i riu

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë