Një inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës është plagosur sonte në lagjjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Veriu.info mëson se inspektori policor i plagosur është Arsim Beqiri nga Podujeva.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti privat për disa kamera të lokaleve.
Pas plagosjes, ai është dërguar për trajtim mjekësor, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetë.













