Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ky është neni i Rregullores për dërgimin e fletëvotimeve në adresë të votuesve nga diaspora, Radoniqi dhe VV-ja kërkuan të mos zbatohet

25/11/2025 - 16:50
në Kryesore, Lajme
A A
Ky është neni i Rregullores për dërgimin e fletëvotimeve në adresë të votuesve nga diaspora, Radoniqi dhe VV-ja kërkuan të mos zbatohet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me arsyetimin se është koha e shkurtër dhe votuesve jashtë Kosovës mund të mos iu arrijnë me kohë fletëvotimet në adresën ku jetojnë, Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka kundërshtuar publikisht që diasporës t’iu dërgohen fletëvotimet origjinale.

Të njëjtën gjë e kanë bërë dhe dy përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ-së, Alban Krasniqi dhe Sami Kurteshi.

Në adresimin e tij, i pari i KQZ-së ka treguar pse është kundër.

“Jemi të sigurt në bazë të përgjigjes nga Posta e Kosovës dhe DHL që ky operacion ka me dështuar. Kemi raportimin se kjo nuk mundet me u përfunduar. Janë në pyetje 3 milionë e 722 mijë euro që janë të parapara që të dështojnë. Unë nuk jam i interesuar t’i djeg tre milionë euro… Çështja është se dy institucione që e transmetojnë postën na kanë deklaruar me shkrim zyrtarisht se dërgesat nuk shkojnë ose shkojnë diku kah 7 janar. Me këtë njohuri tash ne dhe me insistua me harxhua të gjitha ato para është absurde. Janë para që mund të harxhohen pa asnjë shërbim”, ka thënë ai.

Pretendimet e tij i ka kundërshtuar anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Arianit Elshani.

“Mes asaj që po thoni ju dhe çka thuan në raport është se atje shkruan se është e vështirë me u kontraktua. Së paku ka hamendësime dhe nuk është e konstatuar, pasi ti nuk je nënshtruar një procesi të tillë. E dyta, ti po thua që nuk e nënshkruaj, ose është ajo që po thotë raporti ose ajo që po themi këtu në mbledhje. Nëse raporti thotë se është e vështirë me u kontraktua, ky duhet me qenë konstatimi dhe jo ‘nuk e nënshkruaj’ pasi kërkesa ka me pas për me realizua këtë aktivitet”, theksoi ai.

Rregullorja e KQZ-së për votim jashtë vendit e obligon KQZ-në që votuesve jashtë Kosovës të regjistruar për votim me postë t’u dërgoj përmes postës fletëvotimin, zarfin e fshehtësisë dhe zarfin kthyes.


Në mbledhjen e sotme KQZ-ja mori vendim për miratimin e planit të buxhetit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor. Buxheti i planifikuar dhe miratuar për këto zgjedhje është në vlerën: 11,493,526 Euro. Vlera përfundimtare e buxhetit të planifikuar përfshin edhe miratimin e amendamentit të propozuar gjatë mbledhjes që parasheh dërgimin e pakove me fletëvotime në adresë të votuesve, të cilët do të regjistrohen për të votuar përmes postës.

JU REKOMANDOJMË

Mes dy mijë shkencëtarëve, kosovarja del më e mira – Pranvera Hyseni fiton çmimin kryesor në konferencën më të madhe për shkenca planetare

Mes dy mijë shkencëtarëve, kosovarja del më e mira – Pranvera Hyseni fiton çmimin kryesor në konferencën më të madhe për shkenca planetare
21/03/2026 - 02:17

Në Houston, Teksas, ku mbahet konferenca më e madhe në botë për shkencat planetare 'Lunnar and planetar science conference', këtë vit spikati një emër nga Kosova. Shkencëtarja e...

Më shumëDetails

“Ai është programi më i degjeneruar”, Hoxhë Fatmir Latifaj kritikon Big Brother

“Ai është programi më i degjeneruar”, Hoxhë Fatmir Latifaj kritikon Big Brother
21/03/2026 - 02:12

Hoxhë Fatmir Latifaj në emisionin “Adresa” ka komentuar programin televiziv Big Brother. Ai tha se Big Brother është programi më i degjeneruar televiziv. “Nuk bon me shiku Big...

Më shumëDetails

Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë

Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë
21/03/2026 - 02:08

Megjithëse nga janari paga më e ulët në Kosovë për ata që punojnë me orar të plotë do të duhej të ishte 425 euro, ka ende punëtorë që...

Më shumëDetails

Analistët: Dialogu ndikoi në përplasjen mes Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Maliqi: Që kur Kurti dhe Osmani kanë ardh në pushtet, marëdhëniet me Amerikën nuk janë të mira, skandal!
20/03/2026 - 22:53

Analistët politikë vlerësojnë se edhe çështja e dialogut ka ndikuar në acarimin e raporteve ndërmjet Vjosa Osmanit e Albin Kurtit. Ndërkohë, raporti i ri për zgjerim i Parlamentit...

Më shumëDetails

“Shkatërruam gjithçka”, Trump optimist: E kemi fituar luftën me Iranin

Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë luftën kur SHBA të jetë gati
20/03/2026 - 22:38

Presidenti Donald Trump deklaroi sot se beson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë “fituar” luftën me Iran. Duke folur për mediat ndërsa largohej nga Shtëpia e...

Më shumëDetails

Trump: Vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për bazat ‘shumë i vonuar’

Trump: Vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për bazat ‘shumë i vonuar’
20/03/2026 - 22:30

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se veprimi i Mbretërisë së Bashkuar për përdorimin e bazave të saj ka qenë një “përgjigje shumë e vonuar”. Duke folur jashtë Shtëpisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    290 Shpërndaje
    Shpërndaje 116 Tweet 73
  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • IPK konfirmon fillimin e hetimit për aksidentin ku humbi jetën 27 vjeçari në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë