Një incident është shënuar sot në Podujevë, ku një mosmarrëveshje në komunikacion ka eskaluar në përleshje fizike mes një zyrtari policor dhe dy qytetarëve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në rrugën “Mehmet Ejupi”, në fshatin Sekiraqë.
Sipas burimeve të Veriu.info polici i njësisë FIT i përfshirë në përleshje është Bujar Ejupi dhe qytetarët H.K. dhe djali i tij E.K..
Pas incidentit, palët janë shoqëruar në Stacionin Policor në Podujevë.
Veriu.info mëson se polici Bujar Ejupi është përfshirë në të kaluaren edhe në incidente tjera të ngjashme, për çka do të ju informojmë së shpejti.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
















