Një aksion i suksesshëm i Njësisë së Anti Drogës të Policisë së Kosovës është zhvilluar para 2 ditësh në Prishtinë, ku është arrestuar një person që po transportonte 1 kg e 90 gram kokainë.
Veriu.info ka arritur të siguroj foton e shoferit të arrestuar në HANDIKOS-it, që është 27 vjeçari Arbon Fetahu.
Gjatë aksionit për kapjen e tij, ai nuk kishte zbatuar urdhërat e policisë, pasi kishte tentuar të ik me automjet të HANDIKOS-it, por në fund në saje të profesionalizmit të Njësisë Anti Drogë ai bie në pranga.
Veriu.info mbrëmë kam kontaktuar me drejtorin e HANDIKOS-it, Afrim Maliqi, i cili ka konfirmuar se një punëtor i kësaj organizate është kapur me kokainë gjatë kohës sa voziste automjetin zyrtar.
Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar para të gashtme mbi 6800 euro, 1000 dollar amerikan dhe 3400 funta angleze.
Veriu.info ka kontaktuar edhe zëdhënësin e Doganave të Kosovës, Adritatik Stavileci, për ta pyetur për çështjen e punësimit të Arbon Fetahut në këtë institucion vital shtetëror, por ai deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka kthyer përgjigje.
Ndiqeni kronikën:
Skandal: Shoferi i HANDIKOS-it kapet duke transportuar mbi 1 kg k0kainë me automjet të punës