Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Ky i shkreti, me UÇK, gjynah”: Si fliste Dejona Mihali për një punëtor të KEK-ut në mesazhe?

16/10/2024 - 14:51
në Kryesore, Lajme
A A
Dejona Mihali i reagon Abelard Tahirit: Pse lejuat t’i hiqet fletarrestimi Radoiçiqit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një episod i para dy vitesh, në kohën e aferës së punësimeve partiake në KEK, do të bëhej temë diskutimi në mes të Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit. Mihali fillimisht s’mund ta ‘ftillonte’ emrin e një inxhinieri në KEK. Por, dikur, e ftillon: “Po ky i shkreti është vërtetë klasë punëtore, me uçk…”

Ftillojmë:

Një prej aferave më të mëdha të Qeverisë Kurti, ajo e punësimeve të qindra njerëzve të afërt me partinë në pushtet në KEK, ishte temë diskutimi në mesin e shumë mesazheve në mes të Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqi – të siguaruara nga Nacionale.

Në prill të vitit 2022, implikimi i një anëtari të Komisionit vlerësues në KEK, me emrin Ylli Shala në një rast të një qytetari me emrin Patriot Brahimi, ishte lajm shqetësues për dyshen Mihali – Krasniqi.

Në një nga mesazhet e bisedës, Mihali ia dërgon Krasniqit lajmin ku ‘djali i dëshmorit që kishte konkuruar në KEK’ ishte telefonuar nga Komisioni i KEK-ut’ – i rekomandohej Krasniqit nga Mihali që të mos veprohet kështu.

‘kjo mund të mos jetë e vërtetë por nëse këta vijojnë të flasin me palët në formë jo zyrtare keq e kanë. nuk po e di kush është ky veç nuk kanë pse bëjnë kësi skenash’ – këshillonte Mihali, Krasniqin në mesazh.

Mihalit fillimisht nuk i kujtohet Ylli Shala, por dikur e ‘ftillon’ dhe ia përmbledh në disa fjali ‘CV-në’ e krejt angazhimin e tij jetësor si më poshtë:

“hahahahahaha ky qenka Ylli

Tani po ftillohem për kë bëhet fjale.

Po ky i shkreti është vërtetë klasë punëtore, me uçk, që ka shërbyer në FSK, është kthyer në KEK, djalë minatory në KEK. Hallexhinj.

Gjynah”

Për çka bëhej fjalë?

Në kohën e aferës së punësimeve në KEK, një qytetar që kishte aplikuar për punë aty, kishte folur publikisht në disa televizione nacionale, duke treguar për një thirrje telefonike që kishte marrë nga një anëtar i Komisionit vlerësues në KEK, me emrin Ylli Shala.

“Një zyrtar i KEK-ut më ka thirrë, ma ka lu rolin, kishe po më dhimesh që je djalë i dëshmorit e sene, e dikur më tha a e di pse të kam thirrë, tha se ma ke përmend emrin. I thash po ta kam përmend se ti e ke punësu vëllaun”, do të tregonte qytetari Patriot Brahimi në Debat Plus.

Edhe vetë Shala, do ta jepte versionin e tij lidhur me kritikat e akuzat që i bëheshin atëkohë dhe do të fliste si më poshtë:

“Unë jam një përkrahës i Albin Kurtit”, deklaronte inxhinieri ‘gjynah’ i Dejona Mihalit në Debat Plus. E për akuzat e vëllait të pranuar në punë, ai shprehej:

“Vëllai i im nuk ka qenë në teknik të makinerisë, pyeteni vëllain tim, ai iu kallëxon ma mirë”, deklaronte Ylli Shala.

Inxhinieri ‘gjynah – klasë punëtore– uçk’ Ylli Shala, ishte prezantuar nga Albin Kurti në shtatorin e vitit 2020 si kuadër profesional në çështjen e energjetikës.

Në konkursin për të cilin ankohej ‘djali i dëshmorit’ dhe përfshihej ‘inxhinieri gjynah’, patën aplikuar mbi 4600 qytetarë të Kosovës dhe ishin pranuar 128 persona. Më vonë, do të zbulohej nga mediat se shumica e të pranuarve në atë konkurs, ishin familjarë të zyrtarëve të KEK-ut dhe militantë të partisë në pushtet.

JU REKOMANDOJMË

I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)
Kryesore

I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

12/07/2025 - 23:33
Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
Kryesore

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri

12/07/2025 - 23:11
Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
Lajme

Pla’goset një person me armë zjarri në Vushtrri

12/07/2025 - 23:01
Anita Muçaj për arrestimin e Haradinajt: Nisa të qaj kur e futën në pranga
Lajme

Anita Muçaj për arrestimin e Haradinajt: Nisa të qaj kur e futën në pranga

12/07/2025 - 22:44
Tarifat e SHBA-së ndaj BE-së, Macron kundër: Të arrijmë një marrëveshje të pranueshme reciprokisht deri më 1 gusht
Lajme

Tarifat e SHBA-së ndaj BE-së, Macron kundër: Të arrijmë një marrëveshje të pranueshme reciprokisht deri më 1 gusht

12/07/2025 - 22:41
Begaj në Ohër me ftesë të presidentes Davkova: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë garanci për progres
Lajme

Begaj në Ohër me ftesë të presidentes Davkova: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë garanci për progres

12/07/2025 - 22:03

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

    I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    187 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Policia në kërkim të Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, dyshohen për përfshirje në një vepër të rëndë penale

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Pla’goset një person me armë zjarri në Vushtrri

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë