Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka reaguar pas drekës së organizuar nga kryediplomati evropian, Josep Borrell me liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Lajçak përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “X”, ka thënë se vlerëson shkëmbimet e hapura dhe të sinqerta gjatë drekës tradicionale.
“I vlerësoj shkëmbimet e hapura dhe të sinqerta gjatë drekës sonë tradicionale të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me liderët e rajonit.” – ka thënë ai.
Ndërkohë, në lidhje me takimin, Borrell shkroi:
“Ishte kënaqësi t’i prisja liderët e Ballkanit Perëndimor për takimin tonë tradicional në margjinat e UNGA79. Rritja e ndikimit keqdashës që minon përpjekjet për reforma në rajon tregon se ne duhet të bashkëpunojmë edhe më ngushtë. Së bashku, ne do ta krijojmë një BE më të sigurt dhe më të begatë”.