Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Analiza e CNN: A u dha Trumpi vërtetë fund gjashtë luftërave?

19/08/2025 - 22:28
në Lajme
A A
‘E di saktësisht çfarë po bëj’: Trump i jep bujë paqes ndërsa afrohen bisedimet për Ukrainën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti Donald Trump nuk po përpiqet t’i japë fund vetëm luftës në Ukrainë.

Ai po pretendon se tashmë i ka dhënë fund pothuajse një lufte për çdo muaj të mandatit të tij të dytë.

“U kam dhënë fund gjashtë luftërave”, ka thënë Trump në takimin me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe liderët evropianë të hënën. “Shikoni, India-Pakistani, po flasim për shtete të mëdha, thjesht hidhuni një sy këtyre luftërave. Shkoni në Afrikë dhe hidhini një sy atyre”, thuhet në analizën e CNN-it.

Shtëpia e Bardhë e ka shpallur këtë muaj “presidentin Trump president të paqes”, duke radhitur marrëveshjet e pretenduara diplomatike mes Armenisë dhe Azerbajxhanit; Kamboxhias dhe Tajlandës; Izraelit dhe Iranit; Ruandës dhe Kongos; Egjiptit dhe Etiopisë; dhe Serbisë e Kosovës, si dhe Akordeve Abraham, një pakt i normalizimit i nënshkruar gjatë mandatit të parë të Trumpit mes Izraelit dhe disa shteteve arabe.

Një pjesë e kësaj është hiperbolë klasike Trumpiane. Dhe ekipi i presidentit po vëzhgon globin për të gjetur zjarre për të shuar me qëllimin që të deklarojë fitoret në dobi të fushatës së tij për Çmimin Nobel të Paqes.

Trumpi nuk e ka rishpikur papritur politikën e jashtme amerikane. Secila administratë punon që t’u japë fund luftërave dhe të avancojë interesat e SHBA-së. Por, jo secila i pranon zëshëm fitoret, shpesh kjo mund ta shkatërrojë diplomacinë e qetë.

Megjithatë, Trumpi ka shpëtuar jetë. Në disa raste, ai ka përdorur fuqinë presidenciale për të ndaluar konflikte të papritura të përshkallëzojnë në luftëra të shkallës së gjerë.

Por suksesi i tij ngreh pyetje të reja që vlejnë edhe për Ukrainën. A është Trumpi i investuar në të për kohë të gjatë apo vetëm për marrëveshje që mund ta reklamojë, ashtu siç licencoi produkte si biznesmen dhe i stampoi me emrin e tij?

Pikat e fshehta në historinë e paqebërjes së Trumpit

Trumpi insistoi të hënën se ai ishte më shumë i interesuar në marrëveshjet përfundimtare.

Por, disa prej marrëveshjeve nga “gjashtë luftërat” e tij janë më afër armëpushimeve sesa marrëveshjeve të paqes që do t’u jepnin fund përfundimisht konflikteve. Dhe në rastin e Iranit dhe Izraelit, pretendimet e Trumpit se ka bërë paqe pas 12 ditësh konflikti janë të komplikuara për shkak të përfshirjes së SHBA-së në sulmet kundër programit bërthamor të Teheranit. Ndërsa një armëpushim joformal është në fuqi, nuk ka shenja se gjendja e luftës që vlon ngadalë dhe që përfshin tri kombe që nga Revolucioni Islamit i Iranit më 1979, do të përfundojë.

Trumpi po ashtu po harron përpjekjen e tij të dështuar për t’i dhënë fund luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Dhe zemërimi në të gjithë botën për urinë në Gaza dhe mbështetja e presidentit për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, mund t’ia venisë shpresat e tij për Çmim Nobel.

Historiku i tij po ashtu mban dështimin e përpjekjeve me Korenë e Veriut gjatë mandatit të parë. Lideri Kim Jong Un tani ka më shumë armë bërthamore sesa përpara kur Trumpi i ofronte samite të pafrytshme.

Disa prej sukseseve më të mëdha të Trumpit kanë ndodhur prapa skenave.

“Jam e habitur nga fakti se ato që ishin ndihmuese, veçanërisht me Indinë dhe Pakistanin, u kryen në një mënyrë profesionale, në heshtje, diplomatike… duke gjetur pika të përbashkëta mes palëve”, ka thënë Celeste Wallandes, ish-zëvendëssekretare e Mbrojtjes, tash punonjëse në Qendrën për Siguri Amerikane.

Triumfi i fundit ishte një deklaratë e përbashkët e paqes mes Armenisë dhe Azerbajxhanit në konfliktin e tyre të gjatë.

Marrëveshja, e nënshkruar në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, i obligon dy republikat t’i njohin kufijtë e njëra-tjetrës dhe të heqin dorë nga dhuna kundër njëra-tjetrës. Por, negociata komplekse mbi çështje kushtetuese dhe territoriale i paraprijnë një marrëveshjeje të plotë paqeje.

Presidenti azerbajxhanas, Ilham Aliyes, deklaroi: “Presidenti Trump në gjashtë muaj bëri një mrekulli”.

Kjo është një marrëveshje e zgjuar për SHBA-në teksa përballet me ndikimin e fuqive rivale, Rusisë e Iranit, në rajon. Por i duhet vëmendja e vazhdueshme e Trumpit.

“Dëshirat dhe deklaratat verbale nuk janë të mjaftueshme”, thanë dy ish-ambasadorë amerikanë në Azerbajxhan, Robert Cekuta dhe Richard Morningstar. Ata i bënë thirrje Trumpit që të dërgojë zyrtarë nga Departamenti i Shtetit, Departamenti i Tregtisë dhe agjenci të tjera që ta mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjes.

Një triumf tjetër ndodhi nga konflikti Tajlandë-Kamboxhia, ku Trump kërcënoi me ndalimin e marrëveshjeve tregtare me të dyja. Presioni nga ai pati efekt te të dy liderët e shteteve. Por, Trumpi nuk punoi i vetëm. Marrëveshja u ndërmjetësua nga Asociacioni i Kombeve të Azisë Juglindore. Megjithatë, kryeministri kamboxhian Hun Manet e kapi momentin duke e nominuar Trumpi për Nobel.

Pakistani e ndërmori hapin e njëjtë, për të fituar pikë te Trumpi dhe për ta vënë në disavantazh rivalin e tij, Indinë. Por, qeveria indiane e Narendra Modit hodhi poshtë pretendimet e Washingtonit se pati rol kyç në qetësimin e konfliktit. Dhe shtete të tjera, si Arabia Saudite, Turqia e Britania, ishin po ashtu të përfshira. Pretendimet e Trumpit se i ka dhënë fund një lufte, janë selektive. Marrëveshja është e brishtë dhe nuk zgjidh çështjet territoriale që nxisin luftimet.

Trumpi ka proklamuar edhe një triumf në marrëveshjen mes Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos. Ajo përfshin njohjen e kufijve, çmilitarizimin e grupeve militante, etj. Por, askush nuk pret që konflikti mes tyre të përfundojë shpejt.

Pretendimi i Trumpit se ka ndërmjetësuar paqen mes Egjiptit dhe Etiopisë është ekzagjerim. Ai i referohet një mosmarrëveshjeje mbi një digë në lumin Nil, për të cilin Egjipti ka frikë se do ta zvogëlojë rrjedhën në pjesën e tij të rrugës strategjike ujore. Ai ka bërë thirrje për një marrëveshje mbi digën, por asnjë e tillë nuk është arritur.

Pretendimet e Shtëpisë së Bardhë ndaj Kosovës dhe Serbisë e kanë zanafillën që në mandatin e parë të Trumpit, kur rivalët ranë dakord për hapa drejt normalizimit ekonomik. Por, ata ende nuk kanë marrëdhënie diplomatike, 17 vjet pasi Kosova ka shpallur pavarësinë. Dhje përpjekjet e fundit për normalizim kanë përfshirë Bashkimin Evropian më shumë sesa ekipin e Trumpit.

Në shumë mënyra, pretendimet e Trumpit për përfundimin e gjashtë luftëtarëve janë tipike të një presidence që pretendon fitore masive, që shpesh i bënë më të mëdha sesa që janë. Por, ka arritje të vërteta në karrierën e tij, dhe mundësi për arritje të vërteta afatgjate nëse Trumpi do të mund ta ruajë përkushtimin dhe durimin.

JU REKOMANDOJMË

Menduh Thaçi: Ali Ahmeti është njeriu më i pabesë në jetë që kam taku

Menduh Thaçi: Ali Ahmeti është njeriu më i pabesë në jetë që kam taku
10/08/2026 - 23:00

Politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, e ka quajtur kryetarin e BDI’së si “njeriun më të pabesë që ka takuar ndonjëherë”. Ai këto deklarata i bëri...

Më shumëDetails

Rrahja mes dy grupeve në Viti, policia nis hetimet

Rrahja mes dy grupeve në Viti, policia nis hetimet
10/08/2026 - 22:41

Policia është deklaruar lidhur me përleshjen fizike mes disa personave në Viti. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani ka bërë të ditur se rasti në...

Më shumëDetails

Buzhala: Nesër do ta publikoj skandalin e naftës, shteti i dha tender IP Petrolit të Shaip Mikullovcit me dokumente të falsifikuara

Buzhala: Nesër do ta publikoj skandalin e naftës, shteti i dha tender IP Petrolit të Shaip Mikullovcit me dokumente të falsifikuara
10/08/2026 - 22:18

Gazetari Berat Buzhala ka paralajmëruar për nesër publikimin e një skandali që lidhet me naftën. Në një video paralajmëruese, Buzhala thotë se shteti në tender publik ka favorizuar...

Më shumëDetails

Naftëtarët kërkojnë anulimin e kontrollit të çmimeve: Po dëmtohen bizneset dhe konkurrenca

Naftëtarët kërkojnë anulimin e kontrollit të çmimeve: Po dëmtohen bizneset dhe konkurrenca
10/08/2026 - 21:52

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka kërkuar anulimin e menjëhershëm të vendimit për kontrollin e çmimeve të produkteve të naftës, duke e vlerësuar atë si të dëmshëm për...

Më shumëDetails

Dukagjin Nikollaj dërgohet një muaj në paraburgim

Dukagjin Nikollaj dërgohet një muaj në paraburgim
10/08/2026 - 21:35

Dukagjin Nikollaj, i shumëkërkuari për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë” lidhur me incidentin e Bon Vivantit, është vënë në paraburgim prej 30 ditësh. Gazeta Insajderi merr...

Më shumëDetails

Artan Behrami: Kurti ka shkelur Kushtetutën, ligjet dhe parimet demokratike, protestat janë të pashmangshme

Behrami: Serbia asnjëherë nuk e ka ndryshuar agjendën luftënxitëse
10/08/2026 - 20:56

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për shkelje të Kushtetutës, ligjeve dhe parimeve demokratike, raporton Gazeta Blic.Përmes një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    214 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • A do të fillojë mësimi në Kosovë me 1 shtator? Jep përgjigje ministria e Arsimit

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Buzhala: Nesër do ta publikoj skandalin e naftës, shteti i dha tender IP Petrolit të Shaip Mikullovcit me dokumente të falsifikuara

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Shkuan në Bajgorë, kur u kthyen shtëpinë e gjetën të thyer – hajnat marrin ari e para në vlerë 10 mijë euro

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Nga sot deri të mërkurën”, Kuvendi i Kosovës ka një njoftim të rëndësishëm

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë