Shtalla e fermerit Rasim Vatovci nga fshati Novolan i Vushtrrisë u dogj tërësisht ditën e sotme, raporton Gazeta Online VeriuInfo.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:30, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Në këtë rast pati intervenim të zjarrfikësve, por për shkak të temperaturave të larta ishte e pamundur fikja e tij.
Në vend ngjarje dolën edhe Policia e Kosovés.
Shkaqet e kësaj ngjarje ende nuk dihen./VeriuInfo/














