Raportohet se Lumi Drin në Klinë ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura.
Sipas pamjeve, në lumë është rritur ndjeshëm niveli i ujit, teksa shihet turbullirë e madhe pas shiut të rrëmbyeshëm.
Ndërkohë, vërshime janë raportuar në disa komuna të ndryshme të Kosovës.