Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lajmi i fundit nga Trusti: Disa deputetë të VV-së ndryshuan qëndrim

29/09/2022 - 14:00
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Qeveria e Kosovës për më pak se 30 ditë duhet t’i kthej një përgjigje për nismën, për tërheqjen e 30 % të parave nga Trusti, nismë kjo që tashmë zyrtarisht është dorëzuar në Kuvendin e Kosovës dhe në Qeveri.

Mbi 17 mijë nënshkrime janë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës nga qytetarët e vendit, e të cilët përmes tyre po kërkojnë lejimin nga Kuvendi i Kosovës për tërheqjen e një shume të parave nga Trusti.

Por iniciuesi i mbledhjes së nënshkrimeve, Adnan jashari ka thënë për Gazeta Blic se është mjaft optimist se një nismë e tillë mund të kaloj në Kuvend.

Këtë ai po e bazohen në qëndrimet  e disa deputetëve që janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Jemi në pritje në kthimin e opinionit nga Qeveria për Nismën Legjislative të qytetarëve për Trustin. Si duket Qeveria po e pret ditën e fundit të afatit ligjor për kthim të përgjigjes. Ditëve të fundit na kanë dhënë pak shpresë disa deklarata të deputetëve të mazhorancës rreth tërheqjes se kursimeve nga Trusti”, thotë Jashari !

Sipas tij, deputeti i VV-së Fatmir Humolli është shprehur sërish që do të votojë pro projektligjit për tërheqje të Trustit, ndërsa deputeti tjetër Eman Rrahmani, nuk ka shprehur qëndrim direkt kundër tërheqjes së Trustit, në një prononcim për media ai tha që duhet të i pyesim ekspertët ekonomike se çfarë duhet të bëjmë në këtë kohë kur kursimet në Trust po iu bie vlera shkaku i rënies se investimeve”, tha Jashari.

Ai vlerëson se profesorët dhe ekspertët e ekonomisë kanë qenë pro një tërheqjeje të një pjese të kursimeve.

“Ne po shpresojmë që edhe deputetët tjerë të VV-së ta ndjekin shembullin e deputetit Humolli dhe të votojnë pro kërkesës së qytetarëve për tërheqje të kursimeve. Inkurajojmë Qeverinë që të jep opinion pozitiv për Nismën Legjislative për shkak se asaj nisme i janë bashkangjitur edhe nënshkrimet e qytetarëve pro tërheqjes së kursimeve”, deklaroi ai.

Adnan Jashari thotë se është momenti ideal që deputetët e Kuvendit të votojnë PËR, e për këtë ai ka numëruar disa arsye.

“Çdo ditë po përjetojmë vështirësi ekonomike, gjithashtu janë shtuar zërat edhe nga Qeveria për një dimër të vështirë dhe me probleme energjetike, gjë që do ta rendonin gjendjen ekonomike. Është koha e fundit që deputetët të nderojnë mendje dhe të votojnë pro projektligjit që lejon tërheqjen e Trustit. Kam frikë se si rezultat i rëndimit të gjendjes ekonomike do të ketë pakënaqësi sociale nëse nuk veprohet shpejt”, tha ai.

Sipas tij, nëse Qeveria e Kuvendi vendosin ndryshe nga kërkesa e qytetarëve, atëherë do të ketë veprime të tjera.

“Kësaj radhe revoltimi do të jetë më i madh edhe për arsye se nuk po dëgjohet zëri qytetar as përmes nënshkrimeve të tyre. Nuk përjashtohen protestat nëse nuk veprohet pozitivisht ndaj tërheqjes së kursimeve”, thotë ai.

Proceduralisht për këtë rast veprohet kështu – Qeveria jep mendimin e saj qoftë për apo kundër më pas pa mendimin ose pëlqimin e Qeverisë, kërkesa kthehet në Kryesinë e Kuvendit e cila më pas vendos se kur do të jetë në rend të ditës shqyrtimin i plotësimin ndryshimit për ligjin për Trustin.

Kuvendi i Kosovës muaj më parë nuk kishte kaluar nismën e Bekim Haxhiut deputetit të PDK-së për lejimin e tërheqjes së një shume të caktuar nga Trusti.

Shumica e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje ishin kundër.

Kundër ka qenë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

JU REKOMANDOJMË

Geoffrey Nice: Që nga Raporti i Dick Martyt, kishte indikacione që Specialja ishte me objektiva politike

Geoffrey Nice: Që nga Raporti i Dick Martyt, kishte indikacione që Specialja ishte me objektiva politike
17/09/2026 - 18:03

Profesori dhe avokati i njohur britanik, Geoffrey Nice, në një intervistë ekskluzive për T7 ka thënë se që nga Raporti i Dick Martyt, kishte indikacione se Gjykata Speciale...

Më shumëDetails

Kurti dhe Hamza takohen pas aktgjykimit në Hagë, diskutojnë hapat e mëtejmë

Kurti dhe Hamza takohen pas aktgjykimit në Hagë, diskutojnë hapat e mëtejmë
17/09/2026 - 17:38

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, një ditë pas shpalljes së aktgjykimit në shkallën e parë...

Më shumëDetails

Endrit Thaçi mbështet protestën e nesërme të OVL’së

Verdikti i Specialës për ish-krerët e UÇK-së, reagon Endrit Thaçi
17/09/2026 - 17:27

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur protestë për nesër, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Në mbështetje të kësaj proteste ka dalë edhe...

Më shumëDetails

“Qe ku është hajni, mashtruesi”, Hysni Gucati e politizion protestën duke hedhur akuza ndaj Kurtit

“Qe ku është hajni, mashtruesi”, Hysni Gucati e politizion protestën duke hedhur akuza ndaj Kurtit
17/09/2026 - 17:18

OVL UÇK ka bërë prezantimin e një platforme në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Para nisjes së konfernecës, kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati shihej duke bashkbiseduar me disa...

Më shumëDetails

Vendimi i Speciales, Cakolli: E papranueshme që institucionet s’po e trajtojnë këtë çështje, të zhytur në përplasje partiake

Cakolli: Qeveria në detyrë s’ka mandat të miratojë buxhet, është lojë politike e menduar mirë
17/09/2026 - 17:03

Eugen Cakolli, duke reaguar lidhur me vendimin dënues të speciales ndaj ish-krerëve të UÇK’së, ka thënë se është e papranueshme që, më shumë se një ditë pas aktgjykimit...

Më shumëDetails

Tragjedi në Velipojë, 82-vjeçari nga Kosova humb jetën në det

Tragjedi në Velipojë, 82-vjeçari nga Kosova humb jetën në det
17/09/2026 - 16:42

Një 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën mesditën e sotme në Velipojë, në zonën e “Plazhit të Vogël”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30. Sipas informacionit paraprak të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “KU JE SHPIUNE?” – Aksion në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, të drejtuar nga Donika Gërvalla – Schwarz

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Si veproi Apeli dhe Supremja në Hagë në rastet e Calit, Gucatit, Haradinajt e Shalës?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Specialja nis procedurën për dëmshpërblimin e viktimave – caktohen afatet

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë