Kompania Rajonale Ujesjellesi “Mitrovica” ka njoftuar për një defekt të një gypi në fshatin Sfaraçak.
Si pasojë e këtij defekti disa fshatra kanë mbetur pa furnizim të ujit të pijes.
Fshatrat Sfaraqak, Nedakoc, Pestovë, dhe Lum i Madh, pritet të mbesin pa ujë të pijes deri ditën e hënë.
NJOFTIM
Si pasojë e shpërthimit të gypit furnizues në fshatin Sfaraqak, pa furnizim me ujë të pijes kanë mbetur keto lokalitete: Sfaraqak, Nedakoc, Pestovë, dhe Lum i Madh.
Riparimi i gypit parashihet të kryhet të henën kur edhe pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijes.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!