Një person është therrur me thikë ditën e sotme në Skenderaj, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 14:17, është raportuar për një përleshje në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj.
Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasjoje e përleshjes dy persona të moshës së mitur kanë pësuar lëndime, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, njëri nga të ĺënduarit lëndimet i ka pësuar nga një mjet i mprehtë
Hetuesit policorë po vijojnë me rrjedhën e hetimeve.” – tha Zahiti për Veriu.info.