Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

LAJMI I FUNDIT | Vazhdon ndërhyrja e Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë

22/05/2026 - 21:25
në Lajme
A A
LAJMI I FUNDIT | Vazhdon ndërhyrja e Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që në zgjedhjet e 7 qershorit të votojnë, duke premtuar mbështetje, siç u premtoi ai “me të gjitha forcat”.

Vuçiq këto deklarime i bëri në televizionin shtetëror serb. Deklaratat vijnë pas arrestimit të shtatë personave të lidhur me Listën Serbe për dyshime mbi presion ndaj votuesve.

Vuçiq paralajmëroi një betejë politike për kontrollin e përfaqësimit serb në Kosovë.

“Ne do të luftojmë”, tha Vuçiq, duke akuzuar shqiptarët se po tentojnë të dobësojnë serbët dhe të mbështesin, sipas tij, njerëz që siç tha ai “duan ta shkatërrojnë Serbinë”.

Shefi i shtetit serb foli edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, duke insistuar se ai mbetet çështje kyçe për serbët në Kosovë, ndërsa rikujtoi edhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Deklaratat e Vuçiqit vijnë në një kohë tensionesh politike dhe raportimesh për presion ndaj votuesve serbë në Kosovë.

Vetëm pak ditë më parë, autoritetet kosovare arrestuan shtatë serbë, nën dyshimin për cenim të vullnetit të lirë të votuesve.

Ndërkaq, të enjten, Gjykata Themelore në Prishtinë ua caktoi nga një muaj paraburgim. Sipas gjykatës, masa është caktuar për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së përsëritjes së veprës penale. Deklarimet e fundit të presidentit serb po shihen si vazhdim i përpjekjeve të Beogradit për ndikim të drejtpërdrejtë në procesin demokratik të Kosovës./RTK

JU REKOMANDOJMË

Haradinaj: Ibrahim Rugova qau kur mori lajmin për aktakuzën nga Haga

Haradinaj: Ibrahim Rugova qau kur mori lajmin për aktakuzën nga Haga
22/05/2026 - 21:10

Ramush Haradinaj ka kujtuar një nga momentet më të rënda politike dhe emocionale të pasluftës në Kosovë, duke treguar se si ish-presidenti Ibrahim Rugova e përjetoi aktakuzën që...

Më shumëDetails

Mesazh mashtrues në emër të Policisë – Qytetarëve u kërkohet të mos klikojnë në linke të dyshimta e të mos japin të dhëna personale

Mesazh mashtrues në emër të Policisë – Qytetarëve u kërkohet të mos klikojnë në linke të dyshimta e të mos japin të dhëna personale
22/05/2026 - 21:06

Policia e Kosovës, ka thënë se, tek qytetarët është shpërndarë një mesash mesazh mashtrues në emër të Policisë. Në reagim, policia kërkon nga qytetarët që të mos klikojnë...

Më shumëDetails

“Ky është budallallëk, krijon përtaci”, Gega thotë se punëtorët humbasin rrogën 700 euro për 100 euro social të shtetit

“Ky është budallallëk, krijon përtaci”, Gega thotë se punëtorët humbasin rrogën 700 euro për 100 euro social të shtetit
22/05/2026 - 21:01

Arben Gega, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe konceptin e tyre për shtresën sociale dhe sektorin privat. Gega këtë e...

Më shumëDetails

Ndarja e 100 eurove, Bojaxhi: Ndihmë kryekëput për qëllime politike

Ndarja e 100 eurove, Bojaxhi: Ndihmë kryekëput për qëllime politike
22/05/2026 - 20:49

Faruk Bojaxhi, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se ndarja e 100 eurove është ndihmë e bërë kryekëput për qëllime politike. Në emisionin Tempus në...

Më shumëDetails

Abdixhiku e Osmani në Gjakovë: Më shumë se kurrë, sot ka nevojë për vizion, investim e përkushtim jo vetëm fjalë

Abdixhiku e Osmani në Gjakovë: Më shumë se kurrë, sot ka nevojë për vizion, investim e përkushtim jo vetëm fjalë
22/05/2026 - 20:33

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas takimit që ai së bashku me ish-presidenten, Vjosa Osmani, e kanë pasur me qytetarë në Gjakovë. Abdixhiku,...

Më shumëDetails

Kim Kardashian trondit fansat me një lajm të rëndësishëm për shëndetin e saj

Kim Kardashian trondit fansat me një lajm të rëndësishëm për shëndetin e saj
22/05/2026 - 20:29

«Unë marr ndoshta 35 suplemente në ditë», i tha 45-vjeçarja Amy Poehler gjatë episodit të 19 majit të Good Hang. «I shpërndaj ato tri herë në ditë». Aktorja...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Futën qytetaren në kredi 25 mijë euro pa dijeninë e saj, arrestohen menaxheri dhe analisti i ‘Ziraat Bank’ (Emrat)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Gjykata Komerciale ndalon keqpërdorimin e Artmotion Sh.P.K me të drejtat ekskluzive të Telekomit për Kampionatin Botëror 2026

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Afera milionëshe me prona në Prishtinë | Qeveria Kurti refuzon ta kryejë konfiskimin për të cilin mori vendim Gjykata, deponohet kallëzim penal

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Lajm jo i mirë: Ky është çmimi i naftës për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë