Analistja politike, Alma Lama ka komentuar qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në skenën aktuale politike, duke e cilësuar partinë si të pozicionuar “mes dy zjarrëve”.
Ajo tha se LDK-ja ndodhet nën presionin e sulmeve nga Vetëvendosje dhe njëkohësisht ka frikë se një koalicion me të njëjtën parti do t’i kushtonte vota në zgjedhje.
Sipas Lamës, plani i LDK-së për të adresuar krizën politike është i motivuar nga frika dhe i destinuar të dështojë.
”LDK-ja gjendet mes dy zjarrëve për mendimin tim, në një anë sulmet e VV-së në anën tjetër sërish ka frikë se do t’i kushtonte në vota nëse hyn në koalicon me VV-në. Si një plan i dalë nga frika për të aderusar krizën është i destinuar të dështoj. LDK-ja duhet të ketë guxim më shumë për të qenë pjesë e një qeverie të opozitës pavarrisht se kush është aty”, tha Lama./21Media