Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, është përsëri në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Pasi humbi fundin e sezonit për shkak të një lëndimi, sulmuesi 18-vjeçar ka përfituar nga koha e lirë për t’u arratisur drejt Greqisë, ku po shijon pushimet me të dashurën e tij të re, influenceren spanjolle Ines Garcia.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat e huaja, çifti është parë duke u rrezezuar në një destinacion luksoz, duke konfirmuar kështu thashethemet që qarkullonin prej javësh, shkruan Insajderi.
Dyshimet për një lidhje mes Yamal dhe 21-vjeçares nga Sevilja kishin nisur që në fund të muajit prill. Çifti fillimisht ishte parë në një restorant ekskluziv në Sitges pranë Barcelonës, si dhe duke shijuar një xhiro me helikopter.
Mirëpo, “pika e kthesës” ndodhi gjatë një transmetimi live të Kings League. Shokët e ngushtë të futbollistit bënë një gabim publik duke përmendur emrin e Inesit pa dashje, gjë që shkaktoi reagime të sikletshme dhe zbuloi sekretin e tyre.
Ines Garcia një influencere e njohur spanjolle (21 vjeç) me qindra mijëra ndjekës në TikTok dhe Instagram, e fokusuar kryesisht në botën e modës dhe stilit të jetesës (lifestyle).
Para se të kapej në Greqi, dyshja u fotografua nga paparacët e Europa Press në aeroportin e Barcelonës duke hipur në një avion privat. Edhe pse të dy po mundohen ta mbajnë lidhjen sa më diskrete, fotot e fundit të Inesit në rrjetet sociale nga një hotel luksoz kanë lënë të kuptohet se dyshja po kalon çaste romantike.
Këto pushime vijnë në një moment të rëndësishëm për lojtarin, i cili pritet t’i bashkohet kombëtares spanjolle në fund të majit për përgatitjet e Kampionatit Botëror.












