Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Latif Mehmeti: Akademisë dhe akademikëve: punoni për të zhdukurit dhe të vrarët, tregojani botës të vërteten

16/02/2022 - 11:23
në Opinione
A A
Latif Mehmeti: Akademisë dhe akademikëve:  punoni për të zhdukurit dhe të vrarët, tregojani  botës të vërteten
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më të diturit dhe të ndriturit e kombit, akademikët dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve, është shndërruar në institucion thuajse dekorues. Përgjatë këtyre viteve të funksionimit, rrallë, mos me thënë tepër rrallë kanë dhënë opinion për problemet në shoqërinë tonë.

Përkundër që kritika ndaj tyre mund të shihet si e panatyrshme, për një fushë e kam të drejtën e botës t’i kritikoj, t’i qortoj e t’iu kërkoj përgjegjësi për pasivitetin karshi të zhdukurve e krimeve serbe që janë kryer gjatë luftës në Kosovë.

Mjafton një krahasim me akademikët e Serbisë, që botojnë fabrikime rreth historisë së Kosovës, rreth luftës së Ushtrisë Çlirimtare, rreth masakrave që janë kryer.

Mos ta harrojmë Memorandumin e Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve të viti 1985/1986, ku një nga pikat shkruan: Shqiptarët po kryejnë gjenocid kundër serbëve ne Kosovë. Pretendimet e tyre ishin të llahtarshme për logjikën e shëndosh, e që shkonin deri në atë nivel sa akuzonin shqiptarët e Kosovës se kanë depërtuar 500 mijë serbë në mesin e viteve 1690 dhe 1912. Ky Memorandum ka qenë platformë e shtetit të Serbisë që i ka prirë kryekriminel Sllobodan Milloshevq.

Ndërsa Akademia e Kosovës është në letargji. Deri sot s’kemi parë ndonjë iniciativë të Akademisë për ti grumbulluar faktet e luftës, masakrave që janë kryer dhe dëmeve që janë shkaktuar. Edhe 23 vite pas luftës ende nuk janë zbuluar dhe evidentuar të gjitha krimet dhe masakrat serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës. Vrasjet, kidnapimet-zhdukjet, plagosjet, dhunimet, shkatërrimet, vjedhjet, plaçkitjet, dëbimi i popullatës civile nga trojet e tyre, ende nuk janë të evidentuara dhe publiku vendor dhe ndërkombëtar nuk ka njohuri për të gjitha këto krime.

E Pika më problematike mbetet çështja e personave të zhdukur

Gjatë vitit 1999 disa mijëra shqiptar u zhduken brenda Kosovës. Pas përfundimit të luftës shumë trupa të shqiptarëve u gjetën nëpër varreza masive të Serbisë, përfshi edhe një kamion me trupa te shqiptarëve të hedhur në një lum, ku trupat filluan të lundrojnë mbi uji.

Varrezat masive me trupa të burrave, grave dhe shumë fëmijëve u gjeten në pesë varreza masive në Batajnicë, në poligonin e Njësisë special Antiterrorist, një kilometër në jug të Beogradit, ku janë zbuluar gjer më tani pesë varreza masive.

Një varrezë masive është zbuluar në Peruçac, lum afër kufirit të Serbisë dhe Bosnjës, afër hidrocentralit. Rreth 20 km nga Bajna Bashta.

Tjetër varrezë masive në Petrovo Selo afër kufirit ndërmjet Serbisë dhe Rumanisë, afër ndërtesës të Qendrës Trajnuese të njësive speciale operative të Serbisë.

Varreza e katërt në Rudnicë , afër një gurthyesi, ku mbi këtë varrezë ishte ndërtuar një objekt-shtëpi dhe varreza e pestë në Kizhevak ku trupat ishin mbuluar me mbeturina të minierës me qindra metra thellësi.

Serbia nuk kishte mëshirë as ndaj të vdekurve, sepse mbetjet mortore të një personi janë gjetur nëpër dy-tri varreza, e që kjo flet mjaftueshëm për mizorin që Serbia bënte ndaj popullsisë civile.

Në Batajnicë trupat e zhvarrosur në vend që të dërgohen në morg ata u vendosen në një tunel ku kombinati Bujqësor i Beogradit kultivon Kërpudha.

Të gjitha këto fakte, Akademia e Shkencave dhe akademikët ua kanë borxh moral të zhdukurve dhe të vrarëve dhe familjeve të tyre, që ti mbledhin dhe ti botojnë e ribotojnë e ta ngritin këtë çështje në tërë botën.
Kur shoqëria ka halle, Akademia ka rolin e gjetjes së një zgjidhje. Halli i kësaj shoqërie është se po gjykohen viktimat, e agresori po lartësohet nga ata që e kanë shtrembëruar historinë dhe e kanë fabrikuar të vërteten.

Në rastin konkret , Akademia do të duhej të merrte rolin e sajë për ti prirë shoqërisë e politikës në gjetjen e një zgjidhje për të zhdukurit dhe të vrarët në luftën e fundit në Kosovë.

Podujevë, 16/02/2022

Shoqata për Persona të zhdukur dhe viktima të luftës
“Përkorë” Podujevë

JU REKOMANDOJMË

Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar

Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar
13/03/2026 - 15:28

Shkruan: Piro Ahmetaj Sigurisht, po e ndjek me vëmendje të shtuar dinamikën e luftës në Iran, ngjarje që vijon të mbetet në “top lajmet” të Kancelarive dhe Institucioneve...

Më shumëDetails

Vjosa, Elisa…: Pse zonjat shqiptare prapsohen për hapin e madh të karrierës?

Vjosa, Elisa…: Pse zonjat shqiptare prapsohen për hapin e madh të karrierës?
12/03/2026 - 13:49

Kosova rrezikon të shkojë për herë të dytë brenda pak muajsh në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, kësaj radhe për të zgjedhur Presidentin e Republikës. Kuadri kushtetues ka hyrë...

Më shumëDetails

Populizmi personalist dhe sfidat kushtetuese në Kosovë

Enver Hasani: Glauk Konjufca, Blerim Shala ose Bekim Jashari shumë më lehtë mund t’i marrin votat për President se Vjosa Osmani
12/03/2026 - 13:31

Shkruan Enver Hasani Për këtë arsye, “shpërndarja” më 5 mars i shërbeu interesave të Kurtit, duke i ofruar argumente për të avancuar rrënimin e rendit kushtetues përmes rrugëve...

Më shumëDetails

Kosova po shkon drejt zgjedhjeve sepse kompromisi u konsiderua ‘fjalë e keqe’

Kosova po shkon drejt zgjedhjeve sepse kompromisi u konsiderua ‘fjalë e keqe’
07/03/2026 - 13:30

Shkruan: Ditmir Bushati Presidentja e Kosovës dekretoi shpërndarjen e Parlamentit të sapokrijuar, pas dështimit të këtij të fundit për të siguruar kuorumin e nevojshëm për të nisur procedurën...

Më shumëDetails

Propozimi për një president nga populli është një nevojë personale e Vjosa Osmanit

LDK duhet të pyes veten a i duhet Kosovës apo Vetëvendosjes?
06/03/2026 - 18:42

Shkruan: Mero Baze Presidentja aktuale e Kosovës Vjosa Osmani ka propozuar ndryshime kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit, në orët e fundit të përfundimit të mandatit kushtetues të saj,...

Më shumëDetails

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

LDK duhet të pyes veten a i duhet Kosovës apo Vetëvendosjes?
04/03/2026 - 23:06

Prej më shumë se një viti, Kosova hyn rregullisht në zgjedhje pasi Albin Kurtit i duket fitorja e pamjaftueshme për të qenë udhëheqësi i vetëm i popullit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia kapë 5 emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor në Ferizaj, arrestohet shoferi kosovar

    Ky është personi i vrarë në Gjakovë, vëllau tjetër është i plagosur

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Këta janë “të fortit” e Prizrenit që po kërkohen për fajde

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë