Laura Nushi është emëruar ushtruese e detyrës së drejtoreshës në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.
Internistja Nushi është emëruar në këtë pozitë pas dorëheqjes së ud.drejtorit Enver Beqiri.
Nushi në aktivitetet e saj në rrjetet sociale shihet se është shumë e afërt me zyrtar të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Beqiri dha dorëheqje bashkë me tre udhëheqës të tjerë të menaxhmentit të spitalit, Fatbardh Rexha ud. i drejtorit shëndetësor; Merita Habibaj ud. drejtoreshë e Infermierisë dhe Hajrije Mustafa ud. drejtoreshë operative.
Kujtojmë se para një muaji dha dorëheqje drejtoresha Luljeta Zhubi e cila ka qenë me mandat. /Gazeta Shneta/