Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Lavd me situatën e përkeqësuar”, Bajrami i kujton Muratit se “rreth 250 mijë banorë jetojnë në varfëri ekstreme”

23/06/2024 - 03:18
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
“Lavd me situatën e përkeqësuar”, Bajrami i kujton Muratit se “rreth 250 mijë banorë jetojnë në varfëri ekstreme”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në vitet e fundit, Kosova është ballafaqur me një nga krizat më të rënda ekonomike. Inflacioni goditi rëndë vendin, duke i rritur çmimet e mallrave thelbësore në lartësi të paprecedentë. Shënuesit ekonomikë pikturuan në vazhdimësi tablo të zymtë, me rritjen e kredive konsumatore dhe mbitërheqjet, rënien e shpenzimeve të familjeve dhe një rritje të migracionit. Për më tepër, qytetarët u përballen edhe me rritje të kostove të energjisë elektrike, duke shtuar vështirësitë për mijëra familje.

Në këtë kontekst, përmes manovrës klasike të interpretimeve të shtrembëruara dhe marrjes së kredive për arritje pa dorën e pushtetit, ministri i Financave Hekuran Murati shfrytëzoi të shtunën një financim të BE-së për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për familjet në nevojë në Kosovë për ta paraqitur si angazhim të qeverisë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Murati theksoi se nga kjo pilotimi i kësaj kanë përfituar mbi 61 mijë familje, pa të ardhura ose me të ardhura të ulëta.

Mburrja e ministrit për një paketë të financuar nga BE-ja u pasua me reagimin e deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, duke e ministrin se po përdor propagandë për të maskuar një situatë të përkeqësuar të varfërisë në vend.

Bajrami theksoi se është Bashkimi Evropian ai që duhet të falënderohet për këtë ndihmë, ndërsa shtoi se përgjegjësia për gjendjen e rëndë të këtyre familjeve në fund të fundit është e qeverisë aktuale të Kosovës.

“Propaganda e ministrit që rritjen e varfërisë mundohet ta shesë si sukses”, shkroi Bajrami në reagimin e saj. Ajo theksoi se për këtë merita i takon BE-së dhe jo qeverisë së Muratit, e cila, sipas saj, ka dështuar të përmbushë premtimet e saj për të ulur çmimet e energjisë elektrike.

“61 mijë familje në vendin tonë u subvencionuan për faturat e energjisë elektrike në gjashtë muajt e fundit. Financim ky komplet nga BE për familjet pa të ardhura ose me të ardhura të ulëta.

Pra Bashkimi Evropian është institucioni që duhet të falënderohet për këtë ndihmë”, tha ajo.

Në vend të kësaj, argumentoi Bajrami, çmime e energjisë elektrike janë rritur në nivele të papërballueshme për dhjetëra mijëra familje nën mbikëqyrjen e qeverisë aktuale.

“Qeveria Kurti me ministër Muratin duhet të mbahet përgjegjëse që përkundër faktit që erdhën në pushtet duke premtuar lirim të çmimit të energjisë elektrike e rritën atë deri në papërballushmëri për 61 mijë familje në Kosovë”, shtoi deputetja e LDK-së më tej.

Sipas Bajramit, mungesa e punës nga Qeveria Kurti ka bërë që 61 familje apo rreth 250 mijë banorë të jetojnë në varfëri ekstreme.

“Falë politikave dhe mospunës së kësaj Qeverie sot 61 familje apo rreth 250 mijë banorë jetojnë në varfëri ekstreme dhe ministri i financave mundohet që këtë ta shes si lavd.

Propaganda nuk kalon!”, tha ajo.

Dobësimi i mirëqenies sociale

Sipas një raporti raporti të Bankës Botërore, Kosova mbetet e ngarkuar nga një pabarazi e konsiderueshme e të ardhurave në krahasim me shtetin mesatar anëtar të Bashkimit Evropian.

“Pavarësisht ekonomisë së qëndrueshme progresi që nga pavarësia, mbetet një hendek i madh i të ardhurave ndërmjet Kosovës dhe anëtarit mesatar i Bashkimit Evropian shteti”, thuhet mes tjerash në raport.

Sipas gjetjeve në raport, dinamizmi i kufizuar i bizneseve ka vepruar si pengesë për zgjerimin e sektorit privat dhe mundësitë e punësimit.

“Dinamizëm dhe aksesi i kufizuar i bizneseve në financa pengon zhvillimin e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të punës Investimi është kryesisht ndërtimi fokusuar me kontribute të kufizuara në rritje”, thuhet në raport.

Sipas një ankete të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për Buxhetin e Ekonomive Familjare për vitin 2022, konsumi mesatar vjetor i familjeve në vitin 2022 ishte 8 mijë e 106 euro, me 55 për qind të dedikuar për ushqim dhe pije joalkoolike.

Rreth 4 mijë e 389 euro shpenzuan familjet në Kosovë vetëm për produkte bazë dhe pije joalkoolike.

Ndonëse pjesë e krizës ekonomike ishin edhe vendet e tjera të rajonit, më së shumti e pësuan xhepat e qytetarëve të Kosovës. Krahasuar me Shqipërinë, familjet kosovare shpenzuan rreth 15.6 për qind më shumë për ushqim dhe pije joalkoolike.

JU REKOMANDOJMË

Përfundon seanca ndaj pesë zyrtarëve policorë për rastin e Agon Zejnullahut
Kryesore

Përfundon seanca ndaj pesë zyrtarëve policorë për rastin e Agon Zejnullahut

09/07/2025 - 14:23
U tall me Kocin pasi ky kërkoi përgjegjësi për rastin e Lipjanit, avokati ia kthen Zogianit: Partitë shkojnë e vijnë
Lajme

U tall me Kocin pasi ky kërkoi përgjegjësi për rastin e Lipjanit, avokati ia kthen Zogianit: Partitë shkojnë e vijnë

09/07/2025 - 14:11
Arrestohen në  Shipol të Mitrovicës personat që ia vunë flakën diskotekës “Gate” në Prishtinë (F.S. dhe M.M.)
Lajme

Arrestohen në Shipol të Mitrovicës personat që ia vunë flakën diskotekës “Gate” në Prishtinë (F.S. dhe M.M.)

09/07/2025 - 14:06
Këta janë tre nga pesë policët e arrestuar për rastin e 27-vjeçarit në Lipjan
Lajme

Këta janë tre nga pesë policët e arrestuar për rastin e 27-vjeçarit në Lipjan

09/07/2025 - 13:56
Abdixhiku i del krah Gurit: Prezenca e tij në foltore më e fuqishme se britmat e pakontrolluara të një turme
Lajme

Abdixhiku i del krah Gurit: Prezenca e tij në foltore më e fuqishme se britmat e pakontrolluara të një turme

09/07/2025 - 13:50
Rreth 300 vatra zjarresh në 5 ditët e fundit, Metaj flet për situatën në Kosovë
Lajme

Rreth 300 vatra zjarresh në 5 ditët e fundit, Metaj flet për situatën në Kosovë

09/07/2025 - 13:46

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rashit Qalaj flet për 27-vjeçarin që humbi jetën pas ndërhyrjes policore në Lipjan: E kam njohur personalisht

    Rashit Qalaj flet për 27-vjeçarin që humbi jetën pas ndërhyrjes policore në Lipjan: E kam njohur personalisht

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • “…bartet në spital me duar të lidhura”, video e re e arrestimit të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Fifi nuk e fsheh më ndarjen nga bashkëshorti, e konfirmon në TikTok: Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë…

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë, jetonte i vetëm

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Avokatja Hoxha për vdekjen e të riut në Lipjan: Nuk shoh cenim të të drejtave të njeriut (VIDEO)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë