Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Fushë Kosovë, Besnik Osmani, ka njoftuar bashkimin e forcave me Partinë Liberale Egjiptiane, në prag të balotazhit që do të mbahet më 9 nëntor kundër Valon Prebreza të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Osmani theksoi se bashkimi i tyre përfaqëson “zërin e bashkëjetesës, barazisë dhe mirëqenies për të gjithë” dhe se synimi është të arrijnë prezencë të fortë në çdo rrugë dhe çdo lagje të komunës.
“Së bashku me Partinë Liberale Egjiptiane, po bashkojmë forcat për çdo rrugë e çdo lagje të komunës sonë. Bashkimi ynë është zëri i bashkëjetesës, barazisë dhe mirëqenies për të gjithë!”, ka shkruar Osmani.