Pas Prishtinës, Prizreni është qyteti me numrin më të madh të votuesve në Kosovë, ku në zgjedhjet e vitit 2021 në votime kishin dalë mbi 60 mijë qytetarë.
Përkundër trupës së madhe elektorale, LDK në këtë qytet duket se nuk po mund ta marrë vetën, raporton Veriu.info.
Në zgjedhjet e vitit 2021, LDK në Prizren kishte marrë vetëm 9.5% apo thënë ndryshe 6672 vota.
Dega e LDK-së në Prizren udhëheqet nga Driton Selmanaj, i cili nuk po arrin akoma të mbajë tubime/takime me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve. Kështu të pakten shihet nga postimet në Facebook që i bën dega e LDK-së në Prizren.
Prej më shumë se një muaji, LDK e Prizrenit ka pasur disa takime me pjesëmarrje shumë të vogël të qytetarëve. Përjashtim këtu bën një tubim me 4 janar në Has, por që ky tubim është bashkëorganizuar me Partinë Shqiptare Demokristiane, si dhe të pranishëm kanë qytetarë edhe nga Hasi i Gjakovës./Veriu.info