Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“LDK është shtëpi e përbashkët”, Krasniqi kërkon unitet pas zhvillimeve në Vushtrri

20/10/2025 - 17:06
në Lajme
A A
“LDK është shtëpi e përbashkët”, Krasniqi kërkon unitet pas zhvillimeve në Vushtrri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit, ku kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, që humbi në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, bëri koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për rundin e dytë të zgjedhjeve.

Duke shprehur shqetësim për gjendjen e krijuar dhe atmosferën që, sipas saj, ka rënduar anëtarësinë e LDK-së në këtë komunë, Krasniqi thotë se ditët e fundit kanë qenë të ndjeshme për strukturat dhe aktivistët që me përkushtim e kanë mbajtur gjallë LDK-në në Vushtrri.

“Pas ngjarjeve të fundit në degën e LDK-së në Vushtrri, shpreh shqetësim të thellë për gjendjen e krijuar dhe atmosferën që ka rënduar anëtarësinë tonë. Këto ditë kanë qenë të ndjeshme për strukturat dhe aktivistët që me përkushtim e kanë mbajtur gjallë LDK-në në këtë qytet.

LDK ka qenë dhe mbetet shtëpi e përbashkët, forcë unifikuese dhe shembull i maturisë politike. Sot më shumë se kurrë, ftoj të gjithë anëtarët dhe mbështetësit tanë në Vushtrri të qëndrojnë të qetë, të bashkuar dhe besnikë ndaj vlerave që na kanë udhëhequr për mbi tri dekada”, ka shkruar ajo.

Deputetja ka theksuar se beson në rikthimin e qetësisë dhe bashkëpunimit brenda degës së LDK-së në këtë komunë.

“Besoj fort se Lidhja Demokratike e Kosovës do të rikthejë qetësinë, bashkëpunimin dhe drejtimin e duhur në Vushtrri. Me përfshirje, dialog dhe sinqeritet do ta rindërtojmë besimin dhe unitetin që gjithmonë e ka dalluar këtë degë.

LDK do të rikthehet fuqishëm në Vushtrri, me vlerat, traditën dhe njerëzit e saj të mirë, si forcë që bashkon dhe ndërton, jo që ndan”, përfundon reagimi i Krasniqit.

JU REKOMANDOJMË

Kandidatja e AAK lidhi koalicion me VV’në në Fushë Kosovë, Abazi: U tregua pragmatike, s’jemi zbutur
Kryesore

Kandidatja e AAK lidhi koalicion me VV’në në Fushë Kosovë, Abazi: U tregua pragmatike, s’jemi zbutur

20/10/2025 - 19:42
Shoqëria civile në Kosovë i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese
Lajme

Shoqëria civile në Kosovë i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

20/10/2025 - 19:39
“Na mashtroi vëllai, i ka marrë 6 banesa ma shumë për veti” (VIDEO)
Lajme

“Na mashtroi vëllai, i ka marrë 6 banesa ma shumë për veti” (VIDEO)

20/10/2025 - 19:27
“Albin Kurti i ka dhënë para Adelina Ismailit, Abazi: U bë më lloç se politikanët e tjerë (VIDEO)
Kryesore

“Albin Kurti i ka dhënë para Adelina Ismailit, Abazi: U bë më lloç se politikanët e tjerë (VIDEO)

20/10/2025 - 19:20
Zelensky i gatshëm të takohet me Trumpin dhe Putinin në Budapest
Lajme

Zelensky i gatshëm të takohet me Trumpin dhe Putinin në Budapest

20/10/2025 - 19:19
Abazi: VV-ja i trokiti në derë AAK-së
Kryesore

Abazi: VV-ja i trokiti në derë AAK-së

20/10/2025 - 19:03

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)

    Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)

    881 Shpërndaje
    Shpërndaje 352 Tweet 220
  • Përfundon numërimi i votave në Mitrovicë, ky është rezultati

    181 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Përfundon numërimi në Pejë, ky është rezultati

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Numërohen 50% e votave nga Diaspora në Obiliq, Halil Thaçi po e mposht Xhafer Gashin

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Xhafer Tahiri lidh koalicion “individual” me VV-në, Sekretariati i Lumir Abdixhikun e kundërshton (Foto/sms)

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë