Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shoqëria civile në Kosovë i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

20/10/2025 - 19:39
në Lajme
A A
Shoqëria civile në Kosovë i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një numër organizatash të shoqërisë civile në Kosovë i kanë bërë thirrje të hënën Bashkimit Evropian (BE) t’ia heqë Kosovës masat e mbetura ndëshkuese nga viti 2023, duke thënë se rrethanat, që fillimisht nxitën vendosjen e masave, tashmë “nuk ekzistojnë më”.

Në një letër drejtuar bllokut evropian, 12 organizata nënshkruese thanë se “jemi thellësisht të shqetësuara për ndikimin negativ që këto masa kanë shkaktuar në aspiratat evropiane të qytetarëve të Kosovës”.

“Përtej ndikimit të tyre financiar, këto masa kanë dekurajuar përpjekjet për reforma, kanë kufizuar punën e shoqërisë civile dhe kanë zvogëluar ndihmën në sundim të ligjit, shëndetësi dhe arsim. Kjo situatë vazhdon të pengojë integrimin evropian të Kosovës, i cili mbetet vendi i vetëm në kontinent me orientim të qartë drejt BE-së që ende nuk ka marrë statusin e kandidatit”, thuhet në letër.
>
BE-ja e ndëshkoi Kosovën në qershor të vitit 2023, për shkak të, siç vlerësoi, rolit të Qeverisë së Kosovës në nxitjen e tensioneve etnike në veri të vendit – zonë e banuar me shumicë serbe.

Në maj të këtij viti, kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas njoftoi në vizitën e saj të parë në Kosovë se kishte filluar heqja graduale e masave.

Ajo nuk kishte shpjeguar asokohe se çfarë masash mund të jenë hequr, por Radio Evropa e Lirë mësoi nga burime të saj në Bruksel se masat që janë hequr kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA), paktit të parë kontraktual ndërmjet Kosovës dhe bllokut evropian, dhe Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Organizatat kosovare të shoqërisë civile thanë në letrën e tyre se “besojnë fuqishëm” se heqja e plotë dhe përfundimtare e këtyre masave “në këtë fazë është e përshtatshme dhe e nevojshme”.

Ato e përmendën pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale të këtij muaji në veriun e banuar me shumicë serbe si hap pozitiv drejt rikthimit të përfaqësimit dhe legjitimitetit.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e ktheu pushtetin në katër komunat me shumicën serbe duke i fituar secilën prej tyre në zgjedhjet e 12 tetorit, tri vjet pasi i kishte bojkotuar institucionet kosovare dhe i kishte braktisur zgjedhjet e mëparshme lokale.

“Besojmë se rrethanat që fillimisht nxitën vendosjen e masave tashmë nuk ekzistojnë më. Me rastin e krijimit të institucioneve të reja në nivel lokal, heqja e masave do të përcillte një mesazh pozitiv bashkëpunimi ndërmjet BE-së dhe Kosovës dhe do të forconte më tej besueshmërinë e BE-së dhe angazhimin e saj në rajon”, thuhet tutje në letrën e organizatave kosovare të shoqërisë civile.

Këto masa ndëshkuese i kanë kushtuar Kosovës rreth 615 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra në afat të pacaktuar, ndërsa 7.1 milionë euro janë humbur pasi janë tejkaluar afatet e lejuara, sipas një raporti nga Instituti për Studime të Avancuara – GAP.

Udhëheqësit e Kosovës i kanë bërë vazhdimisht thirrje BE-së t’ia heqë masat vendit të tyre, përfshirë gjatë vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Prishtinë ditë më parë./REL

JU REKOMANDOJMË

ZPS kundër dorëzanisë së ofruar të Thaçit: Çka thotë West?

ZPS kundër dorëzanisë së ofruar të Thaçit: Çka thotë West?
18/07/2026 - 18:42

Derisa javën e kaluar është diskutuar mundësia që Hashim Thaçi të lirohet me kusht, kërkesë kjo ekskluzive e tij për çka ka ofruar 50.000 euro dorëzani si ofertë...

Më shumëDetails

Konjufca, Kallasit: Tregojini qartë Serbisë se me deklarata të tilla s’ka BE

Konjufca, Kallasit: Tregojini qartë Serbisë se me deklarata të tilla s’ka BE
18/07/2026 - 18:37

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i ka dërguar një letër Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas,...

Më shumëDetails

Sveçla: Ndërkombëtarët duhet ta izolojnë Serbinë derisa Vuçiq të marrë masa ndaj Paunoviqit

Sveçla: Ndërkombëtarët duhet ta izolojnë Serbinë derisa Vuçiq të marrë masa ndaj Paunoviqit
18/07/2026 - 18:21

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla kërkon nga ndërkombëtarët izolimin e Serbisë, derisa presidenti serb të marrë masa ndaj ministres Paunoviç, lidhur me deklaratat e saj tronditëse...

Më shumëDetails

Hoxhaj alarmon: Kosova po izolohet, Serbia po thellon partneritetin strategjik me SHBA-në

Hoxhaj alarmon: Kosova po izolohet, Serbia po thellon partneritetin strategjik me SHBA-në
18/07/2026 - 18:13

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas nisjes së Dialogut Strategjik ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se Kosova po mbetet gjithnjë e...

Më shumëDetails

Irani tërhiqet nga marrëveshja me SHBA: Jemi të zënë duke mbrojtur vendin

Irani tërhiqet nga marrëveshja me SHBA: Jemi të zënë duke mbrojtur vendin
18/07/2026 - 17:59

Irani ka pezulluar angazhimet e tij ndaj Memorandumit të Mirëkuptimit (MM) të rënë dakord midis Teheranit dhe Uashingtonit muajin e kaluar, ka njoftuar një zyrtar i Ministrisë së...

Më shumëDetails

Alarm për tregun e punës në Kosovë: Djemtë po i braktisin universitetet

Alarm për tregun e punës në Kosovë: Djemtë po i braktisin universitetet
18/07/2026 - 17:43

Përputhja e programeve universitare me nevojat e tregut të punës mbetet një ndër sfidat kryesore të arsimit të lartë në Kosovë. Në podkastin 5 Pyetje të Radios Evropa...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Drejtoresha e re e RTK-së është gruaja e aktorit të famshëm

    Drejtoresha e re e RTK-së është gruaja e aktorit të famshëm

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ky është i dyshuari i arrestuar për goditjen me thikë të 30-vjeçarit (B.M.) në Mitrovicë (Emri)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Luana Vjollca ndez rrjetin, publikon video me fustan provokues (Pamje)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Pankarta që trazoi Botërorin: FIFA del me reagim ndaj Argjentinës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Olta Gixhari “ndez” rrjetin – shfaqet super joshëse me fustanin e shkurtër para pasqyrës (FOTO)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë