Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

LDK në Vushtrri në prag të një gare të brendshme të rëndësishme: Kush do të sfidojë pushtetin në vjeshtë?

04/06/2025 - 15:02
në Lajme
A A
LDK në Vushtrri në prag të një gare të brendshme të rëndësishme: Kush do të sfidojë pushtetin në vjeshtë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Brenda degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Vushtrri, gara për përzgjedhjen e kandidatit për kryetar komune po hyn në një fazë vendimtare. Sipas burimeve brenda partisë, më 8 qershor pritet që kryesia lokale të përcaktojë jo vetëm listën për kandidatët për Asamblenë Komunale, por edhe kandidatin për të parin e komunës, raporton Periskopi.

Dy emra po qarkullojnë në qarqet e brendshme të LDK-së, ish-kryetari Xhafer Tahiri dhe Adnan Lahu, një figurë e re brenda strukturave të partisë.

Rikthimi i mundshëm i Xhafer Tahirit – një ‘bast’ i rrezikshëm?

Xhafer Tahiri, udhëhoqi Vushtrrinë nga viti 2017 deri në 2021. Fitorja e tij në vitin 2017 u arrit përmes një koalicioni të befasishëm me Lëvizjen Vetëvendosje, për të rrëzuar PDK në këtë komunë.

Megjithatë, qeverisja e Tahirit u shoqërua me akuza të shumta për keqmenaxhim dhe klientelizëm, të cilat duket se e ndëshkuan në vitin 2021, kur humbi garën ndaj Ferit Idrizit të PDK-së – ndonëse sondazhet paraprake e favorizonin.

Tahiri gjithashtu doli dobët edhe në garën e brendshme për deputet në vitin 2024, duke marrë vetëm rreth 2,000 vota, në një proces të kontestuar nga të dyja palët për manipulim votash – një sinjal i qartë se pozicioni i tij brenda partisë është dobësuar dhe se rikandidimi i tij nuk do të kalojë pa tensione të brendshme.

Adnan Lahu – profili i një kandidati që synon konsolidim të brendshëm

Në krahun tjetër qëndron Adnan Lahu, një figurë më e re dhe më pak e kontestuar brenda LDK-së.

Lahu ka qenë pjesë aktive e partisë për më shumë se 15 vjet dhe njihet për angazhimin e tij të hershëm në Rininë e LDK-së.

Në kohën kur Tahiri drejtonte komunën, Lahu kishte pozitën e drejtorit të Kadastrit dhe Gjeodezisë, çka tregon për një marrëdhënie të ngushtë dhe të hershme bashkëpunimi mes tyre – por që tash mund të kthehet në garë direkte.

Përkundër faktit se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 nuk arriti të marrë vota të mjaftueshme për të hyrë në Kuvend, Lahu doli ndër asamblistët më të votuar të LDK-së në shkallë vendi dhe më i votuari në Vushtrri.

Kjo mbështetje e bën atë një kandidat të fuqishëm dhe të preferuar nga baza. Aktualisht, ai drejton grupin e asamblistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal – një pozicion që e ka forcuar si zë kritik i qeverisjes aktuale të PDK-së, por edhe si figurë që mund të bëjë bashkimin e brendshëm të LDK-së./Periskopi/

JU REKOMANDOJMË

Të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Dubravës përmbyllin me sukses korrjen e grurit
Lajme

Të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Dubravës përmbyllin me sukses korrjen e grurit

12/07/2025 - 18:51
Skandal në Rusi: Dalin pamjet e të dashurës së ministrit të Putin në avionin luftarak
Lajme

Skandal në Rusi: Dalin pamjet e të dashurës së ministrit të Putin në avionin luftarak

12/07/2025 - 18:41
Osmani nderon mërgatën në SHBA me dekorata presidenciale
Lajme

Osmani nderon mërgatën në SHBA me dekorata presidenciale

12/07/2025 - 18:34
Osmani: Trump tregoi lidership për ruajtjen e paqes duke e ndalë personalisht es’kalimin e Serbisë në kufi me Kosovën
Lajme

Moskonstituimi i Kuvendit, Osmani: Do t’i drejtohem përsëri Kushtetueses me një pyetje të veçantë

12/07/2025 - 18:09
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës: Nëse dikush do me u bo polic vetëm për dhunë e arrestime, më mirë të mos e vesh uniformën fare
Lajme

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës: Nëse dikush do me u bo polic vetëm për dhunë e arrestime, më mirë të mos e vesh uniformën fare

12/07/2025 - 18:00
Skandal: AUV i gjen kompanisë ‘M-Sillosi’ rreth 100 tonë misër me ‘aflatoksinë B1’ – substancë kancerogjene
HULUMTIME

Skandal: AUV i gjen kompanisë ‘M-Sillosi’ rreth 100 tonë misër me ‘aflatoksinë B1’ – substancë kancerogjene

12/07/2025 - 17:53

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

    Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Peci i reagon Osmanit: Qeveria Kurti e hodhi në shportë marrëveshjen e Trumpit, po të ishte zbatuar…

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Maqedonia e Veriut mbyll kufijtë, asnjë automjet nuk lejohet të hyjë në territor- Ja çfarë po ndodh

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë